Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Paketimi i ushqimeve

MULTIVAC ofron portofolin më të madh të llojeve të ambalazheve për ushqimet: nga ambalazhi në formën e qeskave për të kaluar te vasketat e deri te ambalazhet e stampuara me përbërje fletësh mbështjellëse nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë ne mbulojmë kërkesat e shumëllojshme për produkte ushqimore nga më të ndryshmet, si mish, shpendë, sallam dhe produkte bulmeti deri te perimet, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme. Këtu futen afati maksimal i përdorimit dhe pamja tërheqëse e produktit në pikën e shitjes, përpunimi i lehtë dhe e fundit, por jo nga rëndësia, shkalla e lartë e sigurisë për konsumatorin.  

Për këtë qëllim, teknologjitë tona të paketimit me vakuum dhe teknologjia MAP ofrojnë disa avantazhe. Ato bëjnë të mundur një kohëzgjatje të afatit të përdorimit shumë më të madhe dhe garantojnë që ushqimi të arrijë te konsumatori i fundit me cilësi të shkëlqyer. Ndihma për hapjen, ndihma për ndarjen e racioneve ose ambalazhet me shumë ndarje sigurojnë gjithashtu një përdorim miqësor për konsumatorin.

Më poshtë do t'ju prezantojmë një përzgjedhje të llojeve të ambalazheve nga më të ndryshmet për produktet ushqimore. Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë lidhur me ambalazhin më të përshtatshëm për produktet tuaja.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!