Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Sistemet për inspektimin e cilësisë

Kontrolli i produktit dhe paketimit

Mbrojtja e emrit të markës dhe siguria e konsumatorit po bëhen gjithmonë e më të rëndësishme. Sistemet e inspektimit nga MULTIVAC bëjnë të mundur një kontroll efikas të cilësisë dhe garantojnë që paketimi dhe etiketa e tij të jenë pa të meta. Me identifikimin e objekteve të huaja përmes kontrollit të peshës e deri te kontrolli përfundimtar i paketimit ne ju ofrojmë një portofol të plotë pajisjesh që të plotësoni kërkesat ligjore dhe që të ruani standardet më të larta të cilësisë.

Peshoret kontrolluese

Peshoret kontrolluese të saktësisë së lartë nga MULTIVAC garantojnë që në treg të dalin vetëm paketimet e mbushura në sasinë e duhur. Në sajë të përshtatjes për produkte dhe procese të ndryshme paketimi, ato kontribuojnë për një rendiment dhe cilësi të lartë e të vazhdueshme paketimi. Saktësia, besueshmëria dhe aftësia e tyre për t'u integruar lehtësisht në linjat e paketimit i bëjnë peshoret kontrolluese të MULTIVAC një komponent efikas në zinxhirin e prodhimit.

Detektorët e metaleve

Detektorët e metaleve nga MULTIVAC identifikojnë në mënyrë të sigurt produktet me papastërti metalike. Ato ofrojnë mbështetje për përmbushjen e standardeve, HACCP, IFS ose BRC, kontribuojnë për një rendiment dhe cilësi të lartë e të vazhdueshme paketimi. Falë besueshmërisë së tyre dhe kapacitetit të lartë zbulues, detektorët e metaleve nga MULTIVAC janë një modul thelbësor në procesin e prodhimit.

Sistemet e inspektimit optik

Sistemet e inspektimit optik nga MULTIVAC përdoren për kontrollin e cilësisë së paketimeve dhe të etiketimit të tyre. Diapazoni i madh i mundësive të përdorimit të tyre shtrihet nga detyrat e thjeshta, si p.sh. kontrolli i të dhënave të printimit ose i pranisë së etiketës, deri te kërkesat komplekse, si p.sh. identifikimi i modelit dhe i tekstit. Për kontrollin e cilësisë së paketimeve, oferta përfshin zgjidhje të ndryshme me ndihmën e të cilave verifikohet prania, pozicioni ose tërësia e produkteve në një paketim. Ekspertët e MULTIVAC ju ofrojnë ndihmën e tyre për përcaktimin e sistemit të duhur të inspektimit dhe për integrimin e tij në procesin e paketimit dhe të etiketimit.

Sistemet e inspektimit me rreze rëntgen

Sistemet e inspektimit me rreze rëntgen nga MULTIVAC japin një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e produktit dhe të procesit. Përveç objekteve të huaja metalike, ato zbulojnë edhe objektet jometalike, si p.sh. gur, xham ose kockë, dhe kontrollojnë edhe tërësinë e përmbajtjes së paketimit. Sistemet e inspektimit me rreze rëntgen përshtaten më së miri për produkte dhe procese të ndryshme paketimi, dhe në këtë mënyrë kontribuojnë për një rendiment dhe cilësi të lartë e të vazhdueshme paketimi, si dhe kontribuojnë për përmbushjen e standardeve, si HACCP, IFS ose BRC.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!