Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Sistemet e etiketimit

Etiketimi dhe printimi

Prej më shumë se 40 vitesh MULTIVAC zhvillon sisteme etiketimi Marking & Inspection për degë dhe tregje nga më të ndryshmet. Portofoli i gjerë i produkteve shtrihet nga sistemet standarde të etiketimit e deri te sistemet e etiketimit, të cilat zhvillohen sipas kërkesave individuale të klientëve. Pavarësisht produktit tuaj, pozicionit që dëshironi për etiketën dhe pavarësisht kërkesave tuaja për printimin dhe inspektimin juve ju ofrohet një sistem etiketimi që integrohet pa asnjë problem në procesin tuaj të prodhimit.

Makineritë e etiketimit me shirit transportues

Makineritë e etiketimit me shirit transportues mund të përdoren për etiketimin e produkteve nga më të ndryshmit. Ato ofrojnë fleksibilitetin më të lartë për sa i përket pozicionimit të etiketës, printimit, manovrimit të produktit dhe inspektimit. Ato integrohen pa ndërprerje në linjat e mbushjes ose të paketimit dhe mund të projektohen gjithashtu edhe si pajisje më vete me furnizim manual të produkteve. Konstruksioni modular i tyre mundëson një përshtatje optimale teknike dhe ekonomike për detyrat e ndryshme të etiketimit.

Makineritë e etiketimit transversal

Me makineritë e etiketimit transversal etiketohen paketimet në procesin e paketimit në makineritë e vasketave. Në sajë të varianteve të ndryshme të instalimit dhe opsioneve të shumta të pajisjeve, ato përshtaten më së miri me çdo rrethanë të vendit dhe çdo kërkesë të etiketimit. Pajisja me sisteme të ndryshme printimi dhe etiketimi kujdeset për një cilësi të lartë të paketimit. Falë besueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tyre, makineritë e etiketimit transversal nga MULTIVAC janë një modul i besueshëm në procesin e paketimit.

Printerët direktë të fletëve

Printerët direktë të fletëve nga MULTIVAC përdoren për të printuar direkt fletët e paketimit në procesin e prodhimit termik të vasketave dhe paketimit, si dhe në makineritë ngjitëse të vasketave. Falë mundësive të ndryshme të montimit, gamës së madhe të teknologjive të printimit dhe opsioneve të shumta të lëvizjes, ato përshtaten më së miri në detyrat e etiketimit. Printerët direktë të fletëve nga MULTIVAC punojnë në mënyrë të besueshme, pastrohen lehtë dhe bëjnë të mundur një integrim të thjeshtë në makineritë e paketimit. Si rezultat, ato janë një element efikas në një zgjidhje paketimi.

Makineritë e etiketimit në seri

Makineritë e etiketimit në seri MULTIVAC mund të integrohen në impiantet e paketimit nga më të ndryshmit dhe ofrojnë maksimumin e mundësisë së lidhjes në njësi komandimi nga më të veçantat. Ato janë të pajisura me një servomotor të përshtatur për procesin e etiketimit dhe si rezultat arrijnë shpejtësi jashtëzakonisht të larta dhe saktësi maksimale në etiketim.

Printerët stampues

Printerët stampues MULTIVAC kujdesen për rezultate optimale në printim në materiale printimi nga më të ndryshmet. Ato janë një zgjidhje efikase dhe kosto-efektive për detyra të thjeshta etiketimi dhe mund të përdoren në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, si dhe në makineritë ngjitëse të vasketave. Për përputhjen optimale të të gjithë komponentëve të nevojshëm në procesin e etiketimit, MULTIVAC ofron edhe materialet e duhura të konsumit.

Makineritë e etiketimit për tavolinë

Makineritë e etiketimit për tavolinë nga MULTIVAC janë një zgjidhje me kosto të arsyeshme për paketimin në sasi të vogla. Ato disponohen në variantin manual ose elektrik dhe kanë një shpërndarës etiketash manual për etiketimin e produkteve të sheshta ose cilindrike.

Printerët termikë

Printerët termikë nga MULTIVAC arrijnë rezultate perfekte printimi në etiketa, fletë mbështjellëse dhe në paketim. Gjerësitë e ndryshme të printimit, opsionet e përdorimit dhe versionet e ndryshme i bëjnë ato një zgjidhje ideale teknike dhe ekonomike për etiketimin. 

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!