Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Pajisjet tkurrëse dhe tharëse nga MULTIVAC

Pajisjet tkurrëse dhe tharëse nga MULTIVAC ofrojnë avantazhet e mëposhtme

Ju arrini cilësinë më të lartë të tkurrjes me anë të nxehtësisë minimale. Paketimet janë realisht të thata pas kalimit nëpër pajisjen tharëse dhe ato mund të etiketohen menjëherë ose të futen nëpër kuti kartoni. Të gjitha pajisjet tkurrëse dhe tharëse dallohen nga konstruksioni i fortë dhe jetëgjatë prej inoksi, i cili pastrohet lehtë. Përveç kësaj, ato karakterizohen nga përdorimi i lehtë dhe komandimi preciz.

Linja pajisjesh tkurrëse të kompletuara nga një dorë e vetme

MULTIVAC krijon dhe prodhon sisteme me "çelësa në dorë", duke përfshirë sistemin e furnizimit dhe të transferimit, pajisjet tkurrëse dhe tharëse, si dhe sistemet e etiketimit dhe të inspektimit të cilësisë.