Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Pajisjet tkurrëse dhe tharës

Portofoli ynë përmban pajisje të ndryshme tkurrëse dhe tharëse, të cilat mund të integrohen pa problem në mjediset tuaja të reja ose ekzistuese të prodhimit. Procesi i MULTIVAC mundëson një rezultat perfekt në tkurrje me përdorim minimal të nxehtësisë.

Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që pajisjet tkurrëse dhe tharëse të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.

Pajisjet tkurrëse

Për prodhimin e paketimeve me tkurrje, ne ofrojmë një makineri tkurrëse gjysmë-automatike me depozitë, si dhe tunele tkurrëse plotësisht automatike. Pajisjet tkurrëse mund të kombinohen në mënyrë optimale me makineritë e paketimit dhe me sistemet që vijnë pas tyre, si p.sh. pajisjet tharëse, për të krijuar linja të plota automatike.

Tunelet tharëse

Tunelet tharëse MULTIVAC garantojnë që paketimet tuaja të tkurrura të jenë plotësisht të thata përpara se t'i nënshtrohen një procesi tjetër të përpunimit, si p.sh. etiketimi dhe ambalazhimi në kuti kartoni. Kokat tharëse me performancë të lartë garantojnë që produkti i paketuar dhe vetë paketimi të mos i nënshtrohen nxehtësisë së panevojshme. Në linjat e plota të paketimit, tunelet tona tharëse pozicionohen direkt pas njësive tkurrëse.

MULTIVAC ofron një gamë të gjerë dhe unike makinerish, e cila përmbush në mënyrë ideale të gjitha kërkesat tuaja lidhur me sipërfaqen e instalimit, rendimentin dhe efiçencën e energjisë.