Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë termike të prodhimit të ambalazheve

MULTIVAC është një prodhues lider në mbarë botën për makineritë termike të prodhimit të ambalazheve. Ne kemi një përvojë të gjatë shumëvjeçare në prodhimin e këtyre makinerive të prodhimit të ambalazheve dhe shpërndajmë çdo vit mbi 1000 makineri në të gjithë botën. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave tuaja lidhur me paraqitjen e paketimit, rendimentin dhe efiçencën e burimeve. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë tona termike për prodhimin e ambalazheve të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit të nivelit bazë

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit të nivelit bazë nga MULTIVAC përpunojnë fletë të buta dhe të forta me trashësi deri në 400 µm dhe fletë me gjerësi deri në 420 mm. Ato ofrojnë një thellësi maksimale deri në 80 mm dhe një gjatësi maksimale deri në 300 mm. 

Makineritë kompakte të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit

Makineritë kompakte të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit nga MULTIVAC përpunojnë fletë të buta dhe të forta me trashësi deri në 500 µm dhe fletë me gjerësi deri në 459 mm. Ato ofrojnë një thellësi maksimale deri në 130 mm dhe një gjatësi maksimale deri në 500 mm.

Makineritë fleksibël të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit

Makineritë fleksibël të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit nga MULTIVAC përpunojnë fletë të buta dhe të forta, si dhe alumin dhe materiale të tjera paketimi me trashësi deri në 1000 µm dhe fletë me gjerësi deri në 560 mm. Ato ofrojnë një thellësi maksimale deri në 150 mm dhe një gjatësi maksimale deri në 700 mm.

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, të rendimentit të lartë

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit të rendimentit të lartë nga MULTIVAC përpunojnë fletë të buta dhe të forta, si dhe alumin dhe materiale të tjera paketimi me trashësi deri në 1200 µm dhe fletë me gjerësi deri në 830 mm. Ato ofrojnë një thellësi maksimale deri në 210 mm dhe një gjatësi maksimale deri në 1300 mm.

Çfarë kërkesash keni për makineritë termike të prodhimit të ambalazheve? Sipërfaqe e vogël instalimi? Ndërrim i shpejtë i formatit? Forma të veçanta paketimi? Rendiment maksimal? Efiçencë maksimale? MULTIVAC ofron një gamë të gjerë dhe unike makinerish, me qëllim që t'i plotësoni në mënyrë ideale të gjitha kërkesat tuaja të veçanta.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!