Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë ngjitëse të vasketave

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive automatike ngjitëse të vasketave. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave tuaja lidhur me prurjen e vasketës dhe të produktit, me transferimin e paketimit, etiketimin dhe inspektimin e cilësisë. Makineritë tona ngjitëse të vasketave integrohen pa asnjë problem në ambientin tuaj të ri ose ekzistues të prodhimit – si makineri më vete, por edhe si linjë prodhimi ambalazhi dhe paketimi plotësisht e automatizuar. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë ngjitëse të vasketave MULTIVAC të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.

Makineritë gjysmë-automatike ngjitëse të vasketave

Makineritë ngjitëse gjysmë-automatike të vasketave nga MULTIVAC janë të përshtatshme për përdorim industrial – për paketimin e ushqimeve, të produkteve mjekësore dhe farmaceutike, si dhe të mallrave të konsumit dhe artikujve industrialë. Ato ngjisin paretet e jashtme me materiale të ndryshme, si p.sh. plastikë, alumin, karton dhe materiale të shkumëzuara, me fletët mbuluese nga më të ndryshmet. Vasketat përpunohen në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme. Makineritë janë të përshtatshme për prodhimin e paketimeve MAP dhe EMAP, si dhe për prodhimin e paketimeve me mbulesë dhe vakuum. Për shkak të dimensioneve kompakte ato janë mjaft fleksibël në përdorim.

MULTIVAC Traysealer semi-automatic:
7.39 MB PDF

Shkarkuar PDF

Makineritë ngjitëse automatike të vasketave

Makineritë ngjitëse automatike të vasketave nga MULTIVAC janë të përshtatshme për përdorim industrial – për paketimin e ushqimeve, të produkteve mjekësore dhe farmaceutike, si dhe të mallrave të konsumit dhe artikujve industrialë. Ato ngjisin paretet e jashtme me materiale të ndryshme, si p.sh. plastikë, alumin, karton dhe materiale të shkumëzuara, me fletët mbuluese nga më të ndryshmet. Makineritë bëjnë të mundur një rendiment të lartë dhe efikas në paketim, duke trajtuar vasketat në mënyrë të kujdesshme. Ato janë të përshtatshme për paketime me MAP dhe EMAP, si dhe për ato me mbulesë dhe vakuum. Makineritë ngjitëse automatike të vasketave mund të pajisen me module të ndryshme dhe për rrjedhojë të zgjerohen në linja automatike.

Automatic traysealers:
Food
9.19 MB PDF

Shkarkuar PDF

Çfarë kërkesash keni për makinerinë tuaj ngjitëse të vasketave? Forma të veçanta vasketash? Fleksibilitet i lartë? Prurje automatike e vasketave? Ndërrim i lehtë i formatit? Sipërfaqe e vogël instalimi? MULTIVAC ofron një gamë të gjerë dhe unike makinerish që plotëson në mënyrë ideale të gjitha kërkesat tuaja të veçanta.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!