Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Paketimi i duhur me vakuum

Arrini rezultate optimale në paketim për produkte nga më të ndryshmet me 6 rregulla bazë të thjeshta

Këshilla për paketimin

  • Pastërtia

Themelore për jetëgjatësinë e ruajtjes: punoni vetëm me duar ose doreza të pastra, në një sipërfaqe pune të pastër dhe me vegla pune që nuk lënë mbetje.

  • Freskia

Përdorni produktet më të freskëta të mundshme. Kështu do të arrini jetëgjatësinë maksimale të ruajtjes dhe aromat do të ruhen më së miri.

  • Temperatura

Sa më i ftohtë të jetë produkti që do të paketohet, aq më i lartë është vakuumi fizik që krijohet, dhe për rrjedhojë aq më e gjatë është edhe jetëgjatësia e ruajtjes së produktit.

  • Këshilla për qesen e vakuumit

Qesja e vakuumit duhet të jetë me madhësi të bollshme. Gjatë mbushjes së saj bëni kujdes që gryka e qeses të mbetet e pastër. Përdorni qese rezistente për gatim kur përmbajtja e saj duhet që të ngrohet më pas. Qeset speciale me tkurrje bëjnë të mundur që materiali i tepërt i qeses të tkurret plotësisht nga zhytja në ujë të nxehtë.

  • Paketimi i lëngjeve

Produktet me lëng mund të pozicionohen në mënyrë komode me elementin diagonal dhe me vizoren kënddrejtë magnetike. Kur lëngu fillon të vlojë (formim i flluskave), atëherë është arritur vakuumi maksimal. Përfundoni procesin e heqjes së ajrit duke shtypur butonin e ndalimit të shpejtë të vakuumit.

  • Paketimi me atmosferë mbrojtëse

Gazi mbrojtës mbron mallin e paketuar nga ngarkesa mekanike dhe rrit jetëgjatësinë e ruajtjes së tij. Për këtë qëllim, makineria me dhomë vakuumi duhet të jetë e pajisur me pajisje që prodhon gazin mbrojtës dhe të jetë përcaktuar atmosfera mbrojtëse në mallin që paketohet.

Paketimi në dyqan mishi

Paketoni në mënyrë higjienike dhe ekonomike.

Sepp Haggenmüller, themeluesi i kompanisë MULTIVAC, e ka ofruar makinerinë e tij të parë me dhomë vakuumi në një dyqan mishi përpara më shumë se 50 vjetësh. Dhe edhe në ditët e sotme, paketimi me vakuum nuk përdoret në asnjë degë tjetër në mënyrë kaq të qartë dhe të dobishme sesa në këtë fushë.

Nga paketimet për pjekje të copave të mishit të cilësisë së lartë tek artikujt e ndarë paraprakisht në racione për shitje në banak, e deri te shërbimet e paketimit për klientët tuaj: me makinerinë me dhomë vakuumi BASELINE që përdoret dhe pastrohet lehtë, punonjësit tuaj mund të paketojnë në mënyrë ekonomike, të sigurt dhe të besueshme. Në linjën e prodhimit dhe në banak. Dhe duhet të jetë si diçka shtesë.

Paketimi në kuzhinë

Paketoni me siguri. Brenda një minute.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për biznes restoranti me shërbim sipas menysë, për organizim aktivitetesh apo festash, për kuzhina qendrore ose shërbim kateringu për linjat ajrore: makineritë me dhomë vakuumi BASELINE janë makineri paketimi profesionale, me të cilat punonjësit tuaj arrijnë gjithmonë rezultate perfekte në paketim.

Përdorimi i thjeshtë dhe aftësia për t'u pastruar lehtë dhe në mënyrë të sigurt e bëjnë një makineri BASELINE me dhomë vakuumi një mjet ndihmës ideal në kuzhinë, e cila është e pajisur në mënyrën më të mirë për kërkesat e veçanta në fushën e gastronomisë, duke u nisur nga praktika reale.

Paketimi në punishte djathi

Paketoni në mënyrë higjienike dhe ekonomike.

Prodhimi i pakove të vetëshërbimit të gatshme për shitje në supermarketet rajonale dhe në dyqanet e artikujve të përzier, dhe deri te shërbimi i paketimit për klientët tuaj janë disa fusha të tjera përdorimi të makinerive fleksibël me dhomë vakuumi BASELINE nga MULTIVAC.

Përdorimi i paketimeve speciale për pjekje, të cilat bëjnë të mundur një pjekje të sigurt dhe uniforme të copave të mëdha me një humbje shumë të vogël të peshës, janë tashmë një standard i provuar në shumë punishte djathi.

Paketimi i produkteve teknike

Mbrojtje e sigurt dhe ekonomike

Paketimi me vakuum ofron një mbrojtje të sigurt nga oksigjeni, lagështira, pluhuri dhe ndikimet e tjera nga mjedisi për mallrat e konsumit dhe produktet industriale. Makineritë me dhomë vakuumi BASELINE mundësojnë paketimin ekonomik të produkteve elektronike, të artikujve shtëpiakë dhe për zyra, të pjesëve të këmbimit dhe produkteve gjysmë të gatshme, të aksesorëve të artizanëve dhe të produkteve "Bëje vetë", të lodrave, produkteve të kujdesit për kafshët etj., edhe në sasi të vogla.

Paketimet për shitje në banak

Paketimi si shërbim për klientin

Paketimi për shitjet në banak do të bëhet një shërbim gjithnjë e më i rëndësishëm. Avantazhet për klientët janë të dukshme, edhe kur shërbimi i paketimit ofrohet duke filluar nga një sasi e caktuar apo kur ofrohet kundrejt një çmimi shtesë të vogël:

  • klienti mund t'i ruajë në frigorifer të freskëta dhe në mënyrë higjienike produktet që nuk do t'i përdorë menjëherë ose edhe mund ngrijë ato në mënyrë komode
  • produktet e marinuara nuk kullojnë nga paketimi edhe kur bëhen blerje për kohë të gjatë
  • nuk përzihen aromat e produkteve të ndryshme

Ju mund t'u ofroni klientëve tuaj një shërbim shtesë të vlefshëm me makineritë me dhomë vakuumi BASELINE që përdoren lehtësisht dhe që mund të vendosen në vendin më të vogël të banakut.