Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Më e mira thjesht mjafton.

Kënaqni klientët tuaj me produkte të sapokapura në lumë dhe det.

Paketimi me makineritë profesionale me dhomë vakuumi nga MULTIVAC është zgjidhja më e thjeshtë për kërkesat e shumta në tregtinë e peshkut.

Makineritë tona me vakuum garantojnë një mbrojtje optimale të produktit. Cilësia e lartë dhe freskia e peshkut dhe krustaceve ruhet plotësisht, ashtu si dhe struktura dhe pamja e tyre. Të paketuara në mënyrë higjienike, produktet tuaja mund të ruhen ndjeshëm për një kohë më të gjatë – një avantazh për ju dhe klientët tuaj që dinë ta vlerësojnë fleksibilitetin e lartë lidhur me ruajtjen, transportin dhe konsumin. Përdorni qeskat direkt si paketime për reklamë dhe shitje. Kështu ju kurseni jo vetëm materialin e paketimit, por edhe mallrat mund të ekspozohen në mënyrë tërheqëse në banak dhe në raftet e frigoriferit.

Peshku i freskët është shumë delikat. Mbroni produktet tuaja në mënyrë efikase gjatë transportit dhe magazinimit. Nëpërmjet higjienës maksimale.

Paketimet me vakuum janë të forta dhe të sigurta. Ngjitja e fortë e tyre kujdeset që mikroorganizmat dhe ndikimet e dëmshme të ambientit të mos kenë asnjë shans për ndikim. Produktet tuaja mbrohen në mënyrë optimale gjatë transportit dhe magazinimit. Peshku dhe krustacet mund të ndahen më parë në porcione dhe të paketohen në mënyrë higjienike. Kjo bën që ato të kenë afat më të gjatë përdorimi dhe kujdesen për të ruajtur freskinë e tyre. Përveç kësaj, paketimet mund të ruhen më lehtë dhe për kohë më të gjatë. Ky është një avantazh për ju dhe klientët tuaj, veçanërisht në rast të kërkesës së lartë në kohë piku.


Freskia absolute është çelësi i suksesit tuaj. Zgjatni afatin e përdorimit të produkteve tuaja dhe jini fleksibël.

Nëpërmjet paketimit me vakuum ose me atmosferë mbrojtëse ju zgjatni afatin e përdorimit të peshkut të freskët dhe të krustaceve. Si peshku i plotë, ashtu edhe filetat e peshkut ose peshku i përpunuar parapërgatiten në mënyrë optimale për transport dhe magazinim. Paketimet mund të ruhen në mënyrë të thjeshtë dhe higjienike, si dhe të vendosen në ngrirje. Djegia nga ngrirja pengohet në mënyrë të sigurt. Nëpërmjet afatit të gjatë të përdorimit dhe shfrytëzimit më të mirë, ju kontribuoni edhe në reduktimin e shpërdorimit të ushqimit.

Paketimet me vakuum ofrojnë vlerë të shtuar dhe mbrojnë mjedisin. Përdorni qeskat direkt si paketime për reklamë dhe shitje.

Paketimet e qëndrueshme me vakuum ofrojnë vlerë të shtuar dhe rritin fleksibilitetin. Si peshku i freskët, ashtu edhe peshku i tymosur mund të ruhen nga konsumatori për kohë më të gjatë, më lehtë dhe në mënyrë higjienike përpara konsumit. Në rastin e ngrirjes, paketimet me vakuum të cilësisë së lartë parandalojnë në mënyrë të sigurt djegien nga ngrirja. Para së gjithash, ato zgjatin afatin e përdorimit të produkteve delikate dhe bëjnë të mundur në tregtinë e peshkut ndarjen paraprake në porcione për banakun e shitjes. Nëpërmjet përdorimit të qeskave të printuara përmirësohet ndjeshëm edhe reklamimi i tyre në dyqan.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike për kërkesat e shumëllojshme në tregtinë e peshkut.

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për tregtarët e peshkut dhe ndërmarrjet e përpunimit të peshkut përfshin makineri për kërkesa nga më të ndryshmet. Makineritë e fuqishme për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur bëjnë të mundur edhe prodhimin e paketimeve me atmosferë të modifikuar. Të gjitha modelet shquhen veçanërisht për përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Ato janë të besueshme, jetëgjata dhe ofrohen me servis gjithëpërfshirës. Kjo bën që ato të jenë gjithmonë një ndihmë ideale në ndërmarrjen tuaj.