Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Efikasitet në të gjithë linjën.

Thjeshtoni proceset e transportit dhe logjistikës në shërbimin e kateringut.

Me makineritë e fuqishme të paketimit me vakuum nga MULTIVAC ju i jepni siguri dhe efikasitet zinxhirit tuaj të furnizimit në shërbimin e kateringut.

Makineritë me dhomë vakuumi MULTIVAC ju mbështetin në optimizimin e strukturave logjistike në shërbimin e kateringut. Komponentët e menyve ose gatimet e plota mund të parapërgatiten pa asnjë stres, të paketohen në porcione dhe të përpunohen më tej sipas nevojës. Në këtë mënyrë ruhet cilësia e lartë e produkteve ose ajo edhe mund të përmirësohet, dhe koha e ruajtjes dhe përdorimit të tyre rritet ndjeshëm. Përveç kësaj, paketimet mund të magazinohen në mënyrë higjienike dhe të transportohen lehtë. Kështu ju reduktoni shpenzimet dhe kostot tuaja.

 

Besueshmëria dhe respektimi i afateve janë faktorë të rëndësishëm në shërbimin e kateringut. Kështu që thjeshtoni proceset logjistike. Në çdo porosi.

Paketimi me vakuum është zgjedhja ideale për përgatitjen pa stres të ushqimit në shërbimin e kateringut, në mensa ose në kuzhina të mëdha ose edhe për shërbimin e shpërndarjes së ushqimit me celular. Ju mund të ndani në porcione sipas kërkesës komponentë të veçantë të menyve ose gatimet e plota, t'i vendosni në ruajtje, t'i transportoni lehtë dhe t'i keni gati për trajtim të mëtejshëm. Ushqimi paketohet në mënyrë të sigurt dhe higjienike – dhe si rezultat mund të përdoret për kohë më të gjatë. Cilësia e tij ruhet edhe gjatë magazinimit dhe transportit. Kështu ju optimizoni të gjithë kompaninë tuaj, duke përfshirë edhe strukturat logjistike.

 

Përfitimi ekonomik dhe efikasiteti janë çelësi drejt suksesit. Zvogëloni kostot tuaja nëpërmjet përpunimit të optimizuar dhe jetëgjatësisë më të madhe të produkteve tuaja.

Paketimi në vakuum rrit jetëgjatësinë e ruajtjes dhe përdorimit të ushqimit – dhe ndihmon gjithashtu në minimizimin e shpërdorimit të ushqimeve. Ju mund të evitoni mbetjet e panevojshme, të kontribuoni për një shfrytëzim më të mirë të burimeve dhe në të njëjtën kohë të kurseni. Paketimet higjienike me vakuum në madhësinë e porcionit sipas kërkesës e bëjnë më të thjeshtë planifikimin, organizimin dhe përgatitjen. Kuzhina e madhe punon më me efikasitet dhe në mënyrë më ekonomike, burimet e disponueshme mund të shfrytëzohen plotësisht.

Shërbimi i kateringut mbështetet te besimi. Përmirësoni higjienën në ndërmarrjen tuaj dhe ruani cilësinë e lartë të produkteve tuaja.

Me makineritë e paketimit me vakuum nga MULTIVAC ju paketoni në mënyrë të sigurt dhe higjienike komponentë të veçantët ë menyve ose gatimet e plota. Vakuumi optimal mundëson ngrirjen e produktit dhe garanton një afat më të gjatë ruajtjeje dhe përdorimi. Ushqimet tuaja mbrohen në mënyrën më të mirë nga ndikimet e jashtme – mbirja, papastërtitë dhe oksigjeni nuk kanë asnjë shans. Paketimet mund të ruhen dhe transportohen në mënyrë të pastër.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë një zgjidhje efikase për kërkesat e shumëllojshme në fushën e shërbimit të kateringut dhe ushqimit.

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për shërbimin e kateringut dhe kuzhinat e mëdha përfshin makineri për kërkesa nga më të ndryshmet. Makineritë e fuqishme për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur shquhen veçanërisht për përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC të jenë një ndihmë perfekte në shërbimin e kateringut dhe në përgatitjen e ushqimeve.