Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Mishi i egër i shijshëm dhe peshku i freskët i sapokapur meritojnë më të mirën e mundshme.

Ruani shijen e plotë të tyre dhe zgjatni afatin e ruajtjes dhe përdorimit.

Paketimet perfekte me vakuum u mundësojnë gjuetarëve dhe peshkatarëve ruajtjen higjienike të mishit të egër dhe të peshkut.

Makineritë e fuqishme me dhomë vakuumi nga MULTIVAC ndihmojnë gjuetarët dhe peshkatarët që të rritin ndjeshëm afatin e ruajtjes dhe përdorimit të produkteve të tyre tejet cilësore. Produktet mund të paketohen në porcione në mënyrë higjienike dhe të reklamohen në dyqan në formë tërheqëse. Qeskat ngjiten fort dhe garantojnë mbrojtje optimale të produktit. Duke filluar nga faza e ruajtjes, gjatë transportit dhe deri në kuzhinën e konsumatorit. 

 

Mishi i egër futet tek ushqimet e përsosura. Përpunoni mishin e egër dhe rritni kështu vlerën e tij.

Mishi i drerit, kaprollit ose i derrit të egër maturohet më tej edhe pas paketimit në qeska. Pavarësisht nëse bëhet maturim në të njomë ose në të thatë – përmes vakuumit optimal ju garantoni një proces optimal maturimi për produktet tuaja të cilësisë së lartë. Kështu që paketimi në vakuum jo vetëm që rrit jetëgjatësinë e produkteve tuaja, por i bën ato edhe më të çmuara. Mishi ruan aromën dhe teksturën e tij të butë. Dhe ju do të përfitoni edhe nga shitja – mishi i egër i përpunuar po preferohet gjithnjë e më shumë nga konsumatorët. 

 

Paketoni me vakuum ose atmosferë mbrojtëse mishin ose peshkun të ndarë në porcione. Sepse kështu do të rritni ndjeshëm jetëgjatësinë e produkteve tuaja të cilësisë së lartë.

Paketimet higjienike me vakuum përmirësojnë afatin e ruajtjes dhe përdorimit. Mishi i egër i shijshëm ruan cilësinë e tij të lartë. Peshku i freskët dhe i tymosur mund të bëhet më rezistent ndaj ruajtjes dhe ngrirjes falë paketimit me vakuum. Produktet mund të ndahen në porcione sipas kërkesës dhe të paketohen paraprakisht për pikun e sezonit, si për shembull Krishtlindjet ose festat e tjera. Paketimet mund të ruhen në mënyrë të lehtë dhe higjienike për kohë më të gjatë. Kjo mundëson shfrytëzimin e plotë të gjuetisë ose peshkimit. 

 

Marinimi e intensifikon aromën dhe krijon përvoja të reja të shijimit. Thjeshtoni procesin tuaj të marinimit dhe arrini rezultate perfekte.

Kjo mënyrë përpunimi bën që mishi jo vetëm të rrojë më gjatë, por edhe që të jetë plot shije. Nëpërmjet vakuumit, lëngu i marinimit absorbohet në mënyrë aktive dhe dukshëm më shpejt dhe më intensivisht sesa me mënyrat tradicionale. 

 

Përdorni qeskat e vakuumit jo vetëm si mbrojtje për produktin, por edhe direkt si paketim për reklamë dhe shitje

Paketimet higjienike të transportit ofrojnë një vlerë të shtuar për konsumatorin fundor. Sepse produktet cilësore të paketuara me vakuum ruajnë freskinë dhe kanë jetëgjatësi më të madhe. Ato mund të ruhen për kohë të gjatë dhe në mënyrë të lehtë dhe higjienike përpara konsumit. Për këtë qëllim mishi dhe peshku mund të ndahen më parë në porcione. Paketimet e ngjitura fort parandalojnë tharjen e shpejtë dhe mbrojnë në mënyrë të sigurt ndaj djegies nga ngrirja.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC ofrojnë një përgjigje të thjeshtë për kërkesat specifike të gjuetarëve dhe peshkatarëve

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për gjuetarët dhe peshkatarët përfshin makineri për kërkesa nga më të ndryshmet. Makineritë e fuqishme për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur shquhen veçanërisht për përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC të jenë një ndihmë perfekte për pasionin tuaj.