Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Mësimdhënie në nivelin më të lartë.

Përfitoni nga aftësitë e një prodhuesi makinerish me mjaft përvojë dhe nga produktet e tij të cilësisë më të lartë.

Në profesionet nga më të ndryshmet në fushën e ushqimit, teknika e paketimit me vakuum është një mjet ndihmës i jashtëzakonshëm.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë zhvilluar për kërkesa nga më të ndryshmet në artin e ushqimit. Për rrjedhojë, ato janë të përshtatshme në mënyrë ideale si mjete didaktike në trajnim: kasapët, prodhuesit/tregtarët e djathit dhe kuzhinierët e ardhshëm mësojnë për paketimin higjienik, që mbron ushqimin dhe paketimin efikas të produkteve të freskëta dhe të përpunuara. Ata mësojnë jo vetëm si të rritin afatin e përdorimit të ushqimit të çmuar, por edhe si të përmirësojnë cilësinë e tij. Me fjalë të tjera: ata mësojnë për avantazhet e shumta nga paketimi me vakuum në secilën prej fushave të profesioneve të tyre.

Higjiena është kërkesa e padiskutueshme në fushën e ushqimit. Mësoni sesi të optimizoni higjienën nëpërmjet përdorimit të makinerive moderne të paketimit me vakuum.

Përdorimi i makinerive moderne me dhomë vakuumi bën të mundur paraqitjen e punës higjienike në fushën e ushqimit. Nxënësit në shkollat profesionale mësojnë, për shembull, si të prodhojnë në mënyrë higjienike paketime në porcione, si të përmirësojnë jetëgjatësinë e produkteve nëpërmjet procesit të paketimit dhe si të parandalojnë në mënyrë të sigurt djegien nga ngrirja.

 

Përfitimi ekonomik dhe efikasiteti janë garantë të suksesit. Mësojuni nxënësve tuaj sesi mund të optimizohen proceset e brendshme të punës nëpërmjet zgjidhjeve të paketimit sipas kërkesës.

Përdorimi i makinerive të fuqishme me dhomë vakuumi në shkollat profesionale bën të mundur demonstrimin e proceseve të optimizuara në përgatitjen dhe përpunimin e ushqimeve. Nxënësit e shkollave profesionale do të shikojnë sesi mund të mbështetet ndarja në porcione, marinimi, përpunimi dhe maturimi nëpërmjet paketimeve me vakuum të cilësisë së lartë. Ata mësojnë sesi kjo gjë ndikon në organizimin e brendshëm, në logjistikë dhe në shitjen e produkteve. Sepse po ashtu, nga përdorimi i një makinerie me vakuum si mjet ndihmës i procesit demonstrohet sesi mund të minimizohen mbetjet dhe shpërdorimi i ushqimit.

Nga përdorimi i përgjegjshëm i burimeve varet e ardhmja jonë. Mësoni sesi të rritni jetëgjatësinë e përdorimit të produktit dhe si të reduktoni shpërdorimin e ushqimit.

Me makineritë moderne me vakuum mund të demonstrohet sesi nëpërmjet heqjes së oksigjenit ose përdorimit të atmosferës mbrojtëse bëhet e mundur që ushqimet të rrojnë e përdoren për një kohë më të gjatë. Për këtë qëllim, vakuumi ose atmosfera mbrojtëse përshtatet saktësisht për produktin përkatës. Në paketime higjienike ushqimet e ruajnë më gjatë freskinë, shijen, pamjen tërheqëse dhe strukturën e tyre – dhe janë kështu jo vetëm më cilësore, por kontribuojnë ndjeshëm edhe në uljen e kostove dhe pakësimin e mbetjeve.

Fleksibiliteti është një avantazh konkurrues i mirëfilltë. Shfrytëzoni mundësitë e përdorimit të makinerive të fuqishme me vakuum në fushat e profesioneve të ndryshme.

Makineritë me vakuum ofrojnë mundësi të ndryshme përdorimi në fushën e ushqimit. Në sektorin e mishit ato mbështetin, për shembull, një proces të shpejtë dhe higjienik marinimi. Në dyqanet e djathit, të mishit dhe në tregtinë e peshkut ato bëjnë të mundur prodhimin e paketimeve atraktive të shitjes. Restorantet vlerësojnë avantazhet e paketimeve me vakuum gjatë mënyrës së gatimit Sous-Vide. Dhe kasapët përfitojnë, ndër të tjera, nga përpunimi i produkteve nëpërmjet maturimit në të thatë.

Makineritë e vakuumit MULTIVAC janë zgjidhja ideale për kërkesat e shumta të sektorit të përpunimit të ushqimit.

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për kërkesat nga më të ndryshmet në sektorin e ushqimit përfshin makineri në versione nga më të ndryshme. Makineritë e fuqishme për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur shquhen veçanërisht për përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë tona me vakuum të jenë një mjet mësimor perfekt.