Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Gatim në një dimension të ri.

Rritni cilësinë e gatimeve tuaja dhe optimizoni proceset tuaja të punës.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë zgjidhja perfekte për kërkesat e shumëllojshme në fushën e gastronomisë.

Makineritë me dhomë vakuumi nga MULTIVAC janë ndihma perfekte në kuzhinë: ato bëjnë të mundur prodhimin e paketimeve higjienike me vakuum, të cilat ruajnë cilësinë e produkteve tuaja dhe madje mund ta përmirësojnë atë. Shija, ngjyra dhe freskia ruhen gjithashtu. Afati i ruajtjes dhe përdorimit të ushqimeve dhe gatimeve tuaja mund të rritet ndjeshëm. Përveç kësaj, paketimet me vakuum ju ndihmojnë që të ruani standardet e larta të higjienës në kuzhinën tuaj. Proceset tuaja planifikohen dhe bëhen efikase, sepse ju mund t'i përgatitni ushqimet më përpara pa u stresuar, t'i ndani në racione dhe t'i keni në dispozicion në kohë rekord kur ju nevojiten.

Paketimet e përgatitura në porcione sipas kërkesës i bëjnë më jetëgjata ushqimet tuaja dhe ju ndihmojnë të jeni gjithmonë të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me anë të vakuumit, ju mund t'i paketoni ushqimet në porcione në mënyrë higjienike. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për mish, peshk, perime, salca apo meny të plota – me këtë mënyrë afati i ruajtjes dhe përdorimit të produkteve mund të rritet. Gatimet nga më të ndryshmet, ashtu si edhe komponentët e veçantë të menyve, mund të parapërgatiten, të vendosen në ruajtje dhe të ngrihen. Kështu që ato mund t'i përdorni atëherë kur ju nevojiten. Në këtë mënyrë mund të pakësoni shpërdorimin e ushqimit në kuzhinën tuaj. E gjithë kompania juaj do të jetë më efikase. Dhe nëpërmjet uljes së kostove, ajo do të jetë edhe më fitimprurëse.

 

Përfitimi ekonomik është triumf. Zvogëloni kostot tuaja nëpërmjet rritjes së afatit të ruajtjes dhe përdorimit të produkteve tuaja dhe përmes proceseve efikase të punës në kuzhinë. 

Paketimi me vakuum është një mënyrë ekonomike për t'i mbrojtur në mënyrë të sigurt ushqimet nga ndikimet e dëmshme, si p.sh. mbirja ose ngjyrosja nga ngrirja, dhe për të rritur ndjeshëm afatin e tyre të ruajtjes dhe përdorimit. Ju përfitoni edhe nga avantazhet e blerjes, pasi mund t'i blini mallrat me shumicë. Përveç kësaj, ju mund të përgatitni që më parë komponentët e menyve më të kërkuara në pikun e punës dhe t'i ruani ato të ndarë në porcione. Në këtë mënyrë ju optimizoni logjistikën dhe strukturën e stafit tuaj, evitoni shpërdorimin e panevojshëm të ushqimeve të çmuara dhe pakësoni mbetjet e tyre. Kështu ju kurseni. Çdo ditë.




Logjistika inteligjente minimizon stresin e përditshëm. Përfitoni nga optimizimi i proceseve në kuzhinën tuaj. Ditë për ditë. 

Makineritë me dhomë vakuumi optimizojnë proceset në kuzhinë dhe në magazinë. Ato ju mbështetin që të përmbushni kërkesat e larta të higjienës dhe ju mundësojnë një magazinim të lehtë të paketimeve. Paketimet e përgatitura në porcione sipas kërkesës dhe ushqimet e përpunuara kujdesen gjithashtu për qetësinë tuaj – edhe në kohën e pikut të punës. Sepse në çdo moment jeni të parapërgatitur për çdo kërkesë të papritur dhe mund të planifikoni më mirë burimet tuaja. Dhe në fund: ju kurseni. Nëpërmjet proceseve efikase, produkteve të cilësisë së lartë dhe mbetjeve më të vogla.

 

 


Arrini rezultate perfekte në gatimin "Sous-Vide" nëpërmjet parapërgatitjes optimale të produkteve tuaja.

Makineritë e paketimit me vakuum nga MULTIVAC krijojnë një vakuum perfekt, i cili garanton një shpërndarje optimale të nxehtësisë në produkt – nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për porcione individuale ose copa të mëdha. Rezultatet optimale të ngjitjes kujdesen që qeska të mbetet hermetike në gatimin në temperatura të ulëta. Për këtë qëllim, vakuumi përshtatet sipas ushqimeve nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë ruhet plotësisht struktura dhe cilësia e salmonit, e mishit ose e perimeve. Falë konstruksionit të tyre dhe materialeve të përdorura, makineritë e paketimit me vakuum garantojnë higjienë maksimale.


Marinim i realizuar lehtë. Arrini rezultate të shkëlqyera me anë të makinerive të paketimit me vakuum nga MULTIVAC. Në mënyrë të thjeshtë, higjienike dhe të shpejtë.

Me këtë mënyrë përpunimi, jo vetëm që zgjatni jetëgjatësinë e ruajtjes dhe përdorimit të produkteve tuaja, por edhe i bëni ato mjaft të shijshme. Nëpërmjet vakuumit, lëngu i marinimit të produktit absorbohet në mënyrë aktive – dukshëm më shpejt dhe më intensivisht sesa me mënyrat tradicionale. Makineritë profesionale me dhomë vakuumi ju mundësojnë një punë efikase, por mbi të gjitha higjienike. Veçanërisht në kuzhinat e mëdha, përdorimi i tyre është dukshëm më i dallueshëm. Ju kurseni para dhe kohë – dhe arrini rezultate të larta në shije.

Produktet e cilësisë së lartë janë themeli për suksesin tuaj. Rritni dhe ruani cilësinë e gatimeve tuaja dhe bindni klientët me shijen dhe shumëllojshmërinë e tyre. Në çdo vizitë në restorant.

Me paketimet cilësore me vakuum, cilësia, ngjyra, lëndët ushqyese dhe aromat e gatimeve tuaja ruhen edhe gjatë kohës së magazinimit. Paketimet higjienike dhe të sigurta bëjnë të mundur edhe ngrirjen e produkteve tuaja, sepse ato parandalojnë në mënyrë të besueshme çngjyrosjen nga ngrirja. Edhe përpunimi i produkteve nga më të ndryshmet arrihet lehtë. Mishi i freskët bëhet edhe më i mirë brenda në paketim, mishi i marinuar mbetet i butë dhe plot aromë, dhe mishi i maturuar në të thatë ruan shijen e tij të thellë.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë zgjidhja ideale për kërkesat e shumëllojshme në fushën e gastronomisë.

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për gastronominë përfshin makineri për kërkesa nga më të ndryshmet. Makineritë e fuqishme për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur shquhen veçanërisht për përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë e paketimit me vakuum nga MULTIVAC të jenë ndihma perfekte në kuzhinën tuaj.