Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Cilësia dhe shumëllojshmëria e produkteve janë çelësi i suksesit.

Joshni klientët tuaj me produktet e mishit të cilësisë së lartë në paketime tërheqëse me vakuum.

Makineritë tona të paketimit me vakuum janë një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike për kërkesat e shumëllojshme në dyqanet moderne të mishit.

Makineritë me dhomë vakuumi nga MULTIVAC janë një ndihmë perfekte në dyqanin tuaj të mishit. Ato ju mundësojnë prodhimin e paketimeve higjienike me vakuum, të cilat ruajnë cilësinë e lartë të produkteve tuaja dhe që madje mund ta përmirësojnë atë. Nëpërmjet heqjes së oksigjenit afati i ruajtjes dhe përdorimit të produkteve të mishit të freskët dhe të përpunuar rritet ndjeshëm. Shija, ngjyra dhe përbërja e produkteve ruhen. Paketimi i mbron produktet në mënyrë optimale edhe gjatë kohës së transportit dhe ruajtjes së tyre nga konsumatori fundor. Një avantazh tjetër: ju mund t'i reklamoni produktet në mënyrë tërheqëse në banakun tuaj ose në raftet e frigoriferit.


Mishi është një ushqim i çmueshëm. Rafinoni produktet tuaja dhe rritni në këtë mënyrë vlerën e tyre.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për maturim në të njomë ose në të thatë – nëpërmjet paketimeve perfekte me vakuum ju mbështetni procesin e maturimit të produkteve mjaft të çmueshme të mishit. Mishi ruan aromën dhe butësinë e tij dhe afati i përdorimit rritet. Por edhe sallamet, salsiçet, produktet e lehta për gatim dhe ushqimet e gatshme për konsum mund të paketohen në mënyrë optimale në qeska në porcione sipas kërkesës. Kjo lehtëson organizimin në dyqanin tuaj të mishit.


Konsumatori kërkon fleksibilitet. Rritni afatin e ruajtjes dhe përdorimit të produkteve tuaja të mishit dhe sallameve nëpërmjet paketimeve perfekte me vakuum.

Paketoni copat e mira të mishit, sallamet, salsiçet dhe ushqimet e gatshme në porcione sipas kërkesës, duke përdorur vakuum ose atmosferë mbrojtëse. Sepse kështu rritni ndjeshëm afatin e ruajtjes dhe përdorimit të produkteve tuaja të çmuara. Produktet paketohen në mënyrë higjienike dhe kështu mbrohen më së miri – dhe jo vetëm që ruhen më mirë, por edhe për një kohë më të gjatë. Kjo gjë rrit fleksibilitetin në dyqanin tuaj të mishit dhe atë të klientëve tuaj, ul shpenzimet dhe kontribuon në reduktimin e shpërdorimit të ushqimit.


Marinimi e intensifikon aromën dhe krijon përvoja të reja të shijimit. Ju mund të arrini rezultate të shkëlqyera me makineritë e paketimit me vakuum nga MULTIVAC. Në mënyrë të lehtë, të sigurt dhe të shpejtë.

Kjo mënyrë përpunimi bën që mishi jo vetëm të rrojë më gjatë, por edhe që të jetë plot shije. Nëpërmjet vakuumit, lëngu i marinimit absorbohet në mënyrë aktive, më shpejt dhe më intensivisht sesa me mënyrat tradicionale. Makineritë profesionale me dhomë vakuumi ju mundësojnë një paketim efikas, por mbi të gjitha higjienik, ku qeska mund të shërbejë njëkohësisht edhe si paketim për shitje. Kështu produktet tuaja mund të ndahen në porcione sipas kërkesës, të ruhen më mirë dhe të reklamohen në formë më tërheqëse.


Shumëllojshmëria është triumf. Rritni shanset për sukses të biznesit tuaj duke e përdorur qeskën për vakuum jo vetëm si mbrojtëse të produktit, por edhe si element për reklamë.

Me paketimet me vakuum në porcione ju rritni vlerën e shtuar për klientët tuaj. Sepse produktet e mishit dhe sallamet mund të ruhen për kohë të gjatë dhe në mënyrë higjienike përpara konsumit, si dhe të ngrihen pa pasur rrezikun e djegies nga ngrirja. Ato e ruajnë paraqitjen e tyre dhe nuk thahen. Por paketimi me vakuum ka përfitime edhe për ju: mishi dhe sallamet tuaja mund të ndahen paraprakisht në porcione në mënyrë komode dhe më pas të reklamohen në formë tërheqëse me qese të stampuara në raftet e dyqanit.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë një zgjidhje ekonomike për kërkesat nga më të ndryshmet në dyqanet moderne të mishit.

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për dyqanet e mishit përmban makineri për kërkesa të shumëllojshme. Makineritë e fuqishme për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur shquhen veçanërisht për përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC të jenë një ndihmë perfekte në dyqanin tuaj të mishit.