Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë me dhomë vakuumi

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë përfshin makineri me dhomë që vendosen mbi tavolinë, në dysheme, makineri me dy dhoma dhe makineri me dhomë me transportier. Këto makineri integrohen pa asnjë problem në ambientin tuaj të ri ose ekzistues të prodhimit – si makineri më vete, por edhe si linjë e automatizuar prodhimi ambalazhi dhe paketimi. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë MULTIVAC me dhomë vakuumi të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.

Makineritë për tavolinë BASELINE

Makineritë me dhomë për tavolinë të serisë BASELINE janë një zgjidhje me kosto të arsyeshme për paketimin në qese. Ato ndryshojnë nga modelet e serisë C nga opsionet e kufizuara të pajisjeve dhe nga njësia e thjeshtuar e komandimit. Për shkak të dimensioneve kompakte ato janë shumë fleksibël në përdorim. Kapaku plotësisht transparent i dhomës lejon mundësinë e monitorimit të procesit të paketimit. Makineritë që qëndrojnë mbi tavolinë janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur.

Makineritë për tavolinë

Makineritë me dhomë MULTIVAC që vendosen mbi tavolinë janë zgjidhja ideale për paketimin e shpejtë dhe të lehtë të produkteve të vogla. Për shkak të dimensioneve kompakte ato janë shumë fleksibël në përdorim. Makineritë me vakuum ofrojnë rendimentin më të lartë dhe, me cilësinë e tyre të paketimit, ato të mrekullojnë edhe me përdorimin e tyre profesional pa ndërprerje. Proceset e evakuimit dhe të krijimit të atmosferës së modifikuar mbrojtëse kryhen të kontrolluara nga presioni dhe në këtë mënyrë garantojnë përsëritjen e cilësisë së paketimit. Makineritë që qëndrojnë mbi tavolinë janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur. Të gjitha makineritë për tavolinë nga MULTIVAC të serisë C kanë një kapak me dritare kontrolli, e cila lejon mundësinë e monitorimit të procesit të paketimit.

Makineritë BASELINE që qëndrojnë në dysheme

Makineritë me dhomë MULTIVAC që vendosen në dysheme të serisë BASELINE mund të përdoren si portative falë skeletit të tyre të lëvizshëm dhe ato bëjnë të mundur ndërrimin e shpejtë të vendit. Ato janë të përshtatshme edhe për paketimin e produkteve të mëdha. Makineritë e vakuumit janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur. Ato ndryshojnë nga modelet e serisë C nga opsionet e kufizuara të pajisjeve dhe nga njësia e thjeshtuar e komandimit. Kapaku plotësisht transparent i dhomës lejon mundësinë e monitorimit të procesit të paketimit.

Makineritë që qëndrojnë në dysheme

Makineritë me dhomë MULTIVAC që vendosen në dysheme mund të përdoren si portative falë skeletit të tyre të lëvizshëm dhe ato bëjnë të mundur ndërrimin e shpejtë të vendit. Ato janë të përshtatshme edhe për paketimin e produkteve të mëdha. Makineritë e vakuumit janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur. Makineritë mund të pajisen me pompa me fuqi të ndryshme, në varësi nga kërkesat individuale të klientit. Makineritë MULTIVAC me qëndrim në dysheme ofrojnë rendimentin më të lartë dhe mrekullojnë me jetëgjatësinë e tyre. Proceset e evakuimit dhe të krijimit të atmosferës së modifikuar mbrojtëse kryhen të kontrolluara nga presioni dhe në këtë mënyrë garantojnë përsëritjen e cilësisë së paketimit.

Makineritë BASELINE me dy dhoma

Makineritë me dy dhoma MULTIVAC të serisë BASELINE janë të pajisura me dy dhoma vakuumi. Ndërkohë që në dhomën e parë bëhet paketimi i produktit, dhoma e dytë mund të zbrazet dhe të ngarkohen përsëri. Në këtë mënyrë, procesi i paketimit bëhet shumë efikas. Ato ndryshojnë nga modelet e serisë C nga opsionet e kufizuara të pajisjeve dhe nga njësia e thjeshtuar e komandimit. Makineritë me dy dhoma të serisë BASELINE nga MULTIVAC janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur. Ato mund të pajisen me pompa me fuqi të ndryshme, në varësi nga kërkesat individuale të klientit.

Makineritë me dy dhoma

Makineritë me dy dhoma MULTIVAC janë të pajisura me dy dhoma vakuumi. Ndërkohë që në dhomën e parë bëhet paketimi i produktit, dhoma e dytë mund të zbrazet dhe të ngarkohen përsëri. Në këtë mënyrë, procesi i paketimit bëhet shumë efikas. Makineritë me dy dhoma nga MULTIVAC janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur. Ato ofrojnë rendimentin më të lartë në hapësirën më të vogël, dhe të mrekullojnë gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre me rendimentin e prodhimit dhe me cilësinë e lartë të paketimit. Proceset e evakuimit dhe të krijimit të atmosferës së modifikuar mbrojtëse kryhen të kontrolluara nga presioni dhe në këtë mënyrë garantojnë përsëritjen e rezultateve të paketimit.

Makineritë me dhomë me transportier

Makineritë MULTIVAC me dhomë me transportier janë një zgjidhje e automatizuar për paketimin e sasive të mëdha në qese. Në sajë të shiritit automatik të furnizimit, procesi i ngarkimit është i ndarë. Në kombinim me pajisjet tkurrëse dhe tharëse, makineritë me dhomë me transportier mund të zgjerohen dhe të kthehen në një linjë paketimi me tkurrje. Për arsye të opsioneve të shumta të pajisjeve ato janë mjaft fleksibël në përdorim dhe mund të konfigurohen sipas nevojave individuale. Makineritë MULTIVAC me dhomë me transportier janë të lehta për t'u përdorur, për t'u pastruar dhe për t'u mirëmbajtur dhe të mrekullojnë gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre me rendimentin e prodhimit dhe me cilësinë e lartë të paketimit.

Çfarë kërkesash keni për makineritë me dhomë vakuumi? Sipërfaqe e vogël instalimi? Rendiment maksimal? Siguri procesi? Përpunim i sigurt i materialeve speciale të qeseve? MULTIVAC ofron një gamë të gjerë dhe unike makinerish, me qëllim që t'i plotësoni në mënyrë ideale të gjitha kërkesat tuaja të veçanta.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!