Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

HPP - Trajtimi me trysni të lartë i ushqimeve

Trajtimi me trysni të lartë i ushqimeve (HPP – High Pressure Preservation/Ruajtje me trysni të lartë) bën të mundur pakësimin ose eliminimin e mikroorganizmave të padëshiruar në ushqime. Nëpërmjet këtij procesi që mbron produktin, jetëgjatësia e përdorimit të ushqimit mund të zgjatet pa përdorur aditivë ushqimorë. Në të njëjtën kohë trajtimi me trysni të lartë ndikon në rritjen e sigurisë ushqimore.


Konsumatori përfiton gjithashtu nga ky proces, sepse ushqimi i freskët dhe i përpunuar ose ushqimet e gatshme mund të konsumohen dhe të ruhen për një periudhë më të gjatë në cilësinë më të mirë të mundshme pa përdorimin e aditivëve ushqimorë.

Impiantet HPP

Trajtimi me presion të lartë i ushqimeve (MULTIVAC HPP) është i përshtatshëm si për trajtimin e paketimeve me vakuum, ashtu edhe për paketimet me atmosferë mbrojtëse (MAP), për të cilat MULTIVAC ka zhvilluar një proces unik. Portofoli ynë përfshin impiante të ndryshme me dhoma me vëllim nga 55 deri në 350 litra.

Impiantet HPP me funksion të njëpasnjëshëm

Trajtimi me presion të lartë i ushqimeve (MULTIVAC HPP) është i përshtatshëm si për trajtimin e paketimeve me vakuum, ashtu edhe për paketimet me atmosferë mbrojtëse (MAP), për të cilat MULTIVAC ka zhvilluar një proces unik. Nëpërmjet përdorimit të një njësie HPP me dy dhoma 350 litërshe me vendosje të njëpasnjëshme, të cilat punojnë në mënyrë të alternuar – d.m.th. ku një dhomë vendoset nën presion, ndërkohë që tjetra zbrazet dhe ngarkohet sërish me paketime – i gjithë sistemi punon gjysmë pa ndërprerje. Si rezultat, në varësi nga shkalla e mbushjes, mund të arrihet një nivel qarkullimi deri në 4 tonë në orë.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!