Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Fletët mbështjellëse nga MULTIVAC

Kompetenca jonë themelore: ambalazhet me bazë flete mbështjellëse

Kompetenca jonë themelore janë makineritë termike për prodhimin e ambalazheve me bazë flete mbështjellëse. Te MULTIVAC do të gjeni një ekspertizë të thelluar për fletët mbështjellëse dhe një përvojë të gjatë për materialet e ambalazhit. Ne i njohim kërkesat e tregjeve lokale dhe ju këshillojmë në mënyrë të veçantë, me qëllim që t'ju rekomandojmë materialet më të mira për kërkesat tuaja.

Fletë mbështjellëse për rezultate optimale në paketim

Fletët mbështjellëse që ne rekomandojmë testohen në mënyrë të hollësishme në qendrën tonë të demonstrimit dhe garantojnë rezultate optimale në paketim. Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë të përzgjidhni fletët mbështjellëse më të përshtatshme për paketimin e produkteve tuaja.

Fletët mbështjellëse, të cilat projektohen në mënyrë të veçantë në teknologjitë e prodhimit të ambalazheve nga MULTIVAC, mund të blihen ekskluzivisht vetëm te ne. Në ndërthurje me makineritë tona me ato arrihen rezultatet më të mira në paketim për sa i përket cilësisë dhe kosto-efektivitetit. Këtu futet për shembull, gama e fletëve mbështjellëse MultiFresh™, e cila përfshin cilësi të ndryshme të fletëve mbështjellëse të sipërme dhe të poshtme për prodhimin e ambalazheve të paketimit me mbulesë dhe vakuum.

Cilësi dhe siguri procesi maksimale

Ne bashkëpunojmë me prodhuesit lider të fletëve mbështjellëse për ambalazhet. Të gjitha fletët mbështjellëse që ne ofrojmë plotësojnë kërkesat e standardeve dhe rregulloreve përkatëse për industrinë e paketimit të ushqimeve. Së bashku me partnerët tanë ne punojmë për të zhvilluar më tej fletët mbështjellëse për ambalazhet dhe kështu kontribuojmë për një punueshmëri optimale të këtyre materialeve në makineritë tona.

Prani globale dhe servis lokal

Me më shumë se 75 kompani lokale për shitjen dhe servisin në mbarë botën, ne kujdesemi për një disponueshmëri optimale të materialeve të ambalazheve direkt në vend. Ne e përshtatim gamën tonë të fletëve mbështjellëse me kërkesat lokale të industrisë së prodhimit të ambalazheve dhe paketimit dhe ju mbështetim në kërkimin e partnerëve lokalë të kualifikuar, p.sh. për përpunimin e materialeve të paketimit.