Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

L 350

Kategoria : Makineritë e etiketimit me shirit transportues

Makineritë e etiketimit me shirit transportues të serisë L 350 janë projektuar posaçërisht për aplikimin e etiketave mbyllëse në produktet e palosura prej letre, si për shembull fletë-udhëzuesit në paketime, fletët e jashtme mbështjellëse ose fletushkat e marketingut. Ato janë fleksibël në përdorim për të gjitha makineritë palosëse të disponueshme në treg dhe për produkte të printuara nga më të ndryshmet. Opsionet e shumta dhe funksionet shtesë, si për shembull kontrolli i pranisë së etiketave, lidhja e linjave ose pajisjet seleksionuese, bëjnë të mundur që ato të përshtaten më së miri në detyra të llojeve të ndryshme.

Makineritë e etiketimit me shirit transportues

Makineritë e etiketimit me shirit transportues mund të përdoren për etiketimin e produkteve nga më të ndryshmit. Ato ofrojnë fleksibilitetin më të lartë për sa i përket pozicionimit të etiketës, printimit, manovrimit të produktit dhe inspektimit. Ato integrohen pa ndërprerje në linjat e mbushjes ose të paketimit dhe mund të projektohen gjithashtu edhe si pajisje më vete me furnizim manual të produkteve. Konstruksioni modular i tyre mundëson një përshtatje optimale teknike dhe ekonomike për detyrat e ndryshme të etiketimit.

  • Pdf

MULTIVAC Marking:
Labelling and Printing
7.32 MB PDF

Shkarkuar PDF

Të dhënat teknike

Gjerësia e shiritit të etiketës: 15, 20 ose 25 mm
Trashësia e produktit: 0 - 20 mm
Gjerësia e produktit: 26 - 240 mm
Lartësia në hyrje 550 - 1050 mm

Opsionet e pajisjes:

Kontroll i pranisë së etiketave nëpërmjet sensorit të shkëlqimit
Komandim i linjës për gjurmimin e produkteve me defekt
Lidhja e linjës për makineri palosëse të ndryshme
Numërues produkti i lidhur me pajisjen seleksionuese

Rendimenti:

9000 - 12 000 produkte/orë (në varësi nga lloji i produktit)

Kërko informacione të tjera

Permission*

Jemi këtu për t'ju ndihmuar

Keni pyetje për produktet, zgjidhjet e paketimit apo teknologjitë tona?

Këtu mund të na kontaktoni direkt. Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë në mënyrë të veçantë dhe individualisht.

Edhe kjo mund të jetë me interes për ju