Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Tuneli tharës TE 120

Kategoria : Tunelet tharëse

Pajisja automatike tharëse TE 120 bën të mundur tharjen efikase të sasive të mëdha, si dhe të paketimeve voluminoze dhe të rënda. Përshtatja automatike e kokave të tharjes bën të mundur arritjen e rezultateve optimale në tharje edhe te produktet me madhësi të ndryshme. Paketimet e thara mund të transferohen më pas në procesin vijues, si p.sh. etiketimi ose ambalazhimi në kuti kartoni. Në linjat e plota të paketimit, pajisjet tharëse pozicionohen në mënyrë tipike direkt pas pajisjeve tkurrëse. Ato integrohen pa ndërprerje në linjën e paketimit dhe garantojnë një funksionim të vazhdueshëm me efiçencë energjie.

Tuneli tharës TE 120 ndryshon nga TE 130 nga gjerësia e kalimit përmes tij dhe nga dimensionet e jashtme. Ai mund të përdoret i ndërthurur me makineritë termike të prodhimit të ambalazheve dhe makineritë me transportier.

Tunelet tharëse

Tunelet tharëse MULTIVAC garantojnë që paketimet tuaja të tkurrura të jenë plotësisht të thata përpara se t'i nënshtrohen një procesi tjetër të përpunimit, si p.sh. etiketimi dhe ambalazhimi në kuti kartoni. Kokat tharëse me performancë të lartë garantojnë që produkti i paketuar dhe vetë paketimi të mos i nënshtrohen nxehtësisë së panevojshme. Në linjat e plota të paketimit, tunelet tona tharëse pozicionohen direkt pas njësive tkurrëse.

  • 3D
0%

    Të dhënat e produktit

    Dimensionet maks. të produktit Gjerësi x Thellësi x Lartësi në mm: çfarëdo x 580 x 300
    Pesha maks. në kg: 80

    Rendimenti

    Kalimi në m/min: 4 - 10

    Të dhënat e makinerisë

    Dimensionet e makinerisë Gjerësi x Thellësi x Lartësi në mm: 1.500 x 1.210 x 1.500
    Lartësia e punës/Lartësia e shiritit në mm: 700 ± 45

    Kërko informacione të tjera

    Permission*

    Jemi këtu për t'ju ndihmuar

    Keni pyetje për produktet, zgjidhjet e paketimit apo teknologjitë tona?

    Këtu mund të na kontaktoni direkt. Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë në mënyrë të veçantë dhe individualisht.

    Edhe kjo mund të jetë me interes për ju