Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

T 260

Kategoria : Makineritë gjysmë-automatike ngjitëse të vasketave

Makineria ngjitëse e vasketave T 260 është e përshtatshme për paketimin e produkteve mjekësore dhe farmaceutike. Ajo garanton një siguri maksimale të procesit falë presionit të kontrolluar të ngjitjes dhe kontrollit të saktë të temperaturës. Makineria është e përshtatshme për përdorim edhe në mjediset e kontrolluara mjekësore dhe ajo është kalibrueshme dhe rezultatet e saj të përsëritshme. Falë njësisë së komandimit IPC06 me ekran me prekje, përdorimi i saj është mjaft i lehtë për përdoruesin. T 260 disponohet me një shumëllojshmëri opsionesh të ndryshme për pajisjet dhe softuerin.

Makineritë gjysmë-automatike ngjitëse të vasketave

Makineritë ngjitëse gjysmë-automatike të vasketave nga MULTIVAC janë të përshtatshme për përdorim industrial – për paketimin e ushqimeve, të produkteve mjekësore dhe farmaceutike, si dhe të mallrave të konsumit dhe artikujve industrialë. Ato ngjisin paretet e jashtme me materiale të ndryshme, si p.sh. plastikë, alumin, karton dhe materiale të shkumëzuara, me fletët mbuluese nga më të ndryshmet. Vasketat përpunohen në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme. Makineritë janë të përshtatshme për prodhimin e paketimeve MAP dhe EMAP, si dhe për prodhimin e paketimeve me mbulesë dhe vakuum. Për shkak të dimensioneve kompakte ato janë mjaft fleksibël në përdorim.

  • Pdf
  • 3D
  • UPDATE

MULTIVAC Traysealer semi-automatic:
7.39 MB PDF

Shkarkuar PDF
0%

    Dimensionet e makinerisë

    Gjatësia maks. e makinerisë në mm: 1456 (pa lidhjet e jashtme/bashkueset me lidhje të shpejtë)
    Gjerësia maks. e makinerisë në mm: 950
    Lartësia maks. e makinerisë në mm: 1956
    Pesha në kg: 600
    Lartësia e planit të punës në mm: 925

    Opsionet e pajisjeve

    • Opsionet për softuerin (p.sh. raport sasie malli si dokument PDF)
    • Njësi komandimi e shenjave të printimit
    • Ngjitje në gjithë sipërfaqen/në buzë të paketimit
    • Ndërfaqe OPC
    • Pajisje shtesë (Printer + Skaner për futjen ose nxjerrjen e të dhënave)
    • Kodi i Rregulloreve Federale 21 i FDA, Pjesa 11
    • Lidhje të jashtme për kalibrimin

    Rendimenti

    Rendimenti maks. i cikleve/minutë: 6

    Përdorimet

    • MAP
    • Paketimet me fletë mbulesë

    Kërko informacione të tjera

    Permission*

    Jemi këtu për t'ju ndihmuar

    Keni pyetje për produktet, zgjidhjet e paketimit apo teknologjitë tona?

    Këtu mund të na kontaktoni direkt. Kemi kënaqësinë t'ju këshillojmë në mënyrë të veçantë dhe individualisht.