Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Automatizimi

MULTIVAC është një prodhues me përvojë i sistemeve të automatizuara. Duke njohur plotësisht produktet dhe kërkesat tuaja ne zhvillojmë zgjidhje për detyra të shumëllojshme ambalazhimi dhe automatizimi – nga zgjidhjet me proces me një hap të vetëm e deri te sistemet e plota. Si kompani që ofron gjithçka, ne i zhvillojmë dhe i instalojmë vetë sistemet dhe marrim përsipër edhe mirëmbajtjen e tyre nëse na kërkohet.

Zgjidhje të plota nga një kompani që ofron gjithçka

Ne nuk ju vëmë në dispozicion vetëm një portofol të plotë pjesësh të sistemeve tona, por jemi edhe një partner inxhinierik i specializuar që integron module të prodhuesve të tjerë. Spektri i shërbimeve tona përfshin edhe kujdesin gjithëpërfshirës për sistemin gjatë gjithë ciklit të jetëgjatësisë së tij.

Largimi dhe transporti

Për largimin e paketimeve nga një makineri paketimi dhe për transportin në proceset vijuese, MULTIVAC ofron një larmi zgjidhjesh. Modulet tona për transportin, kanalizimin dhe radhitjen e paketimeve garantojnë një qarkullim efikas dhe të pandërprerë të produkteve. Largimi i paketimeve të parregullta mund të integrohet në çdo nënproces.Zgjidhjet tona për transportin dhe largimin mund të instalohen si pjesë e një linje të automatizuar paketimi ose ato mund të integrohen në pajisjet ekzistuese.

Oferta jonë përfshin:

• Transportin
• Ndarjen
• Orientimin
• Largimin e paketimeve të parregullta
• Transferimin në proceset pasuese

Ngarkimi i paketimeve parësore

MULTIVAC ofron zgjidhje precize dhe higjienike ngarkimi për produktet e forta, të prera në feta ose të grira, për produktet kokrrizore, pluhur dhe për produktet e buta, të qullëta dhe të lëngshme. Ato disponohen si pjesë përbërëse e një linje të automatizuar paketimi ose mund të integrohen si makineri më vete në pajisjet ekzistuese.

Oferta jonë përfshin:

• Mbushjen
• Ngarkimin
• Dozimin
• Monitorimin e procesit të ngarkimit
• Shtrimin e suplementeve

Paketimi i jashtëm

Paketimet e jashtme nga MULTIVAC janë të përshtatshme për një shumëllojshmëri përdorimesh, si p.sh. veshje e jashtme e produkteve, vasketave, kartonëve, qese plastmase, thasë plastikë, enë plastike etj. Për rrjedhojë, ato mund të përdoren për ushqime, artikuj joushqimorë, si dhe për produkte të degëve të shkencave të jetës dhe të kujdesit shëndetësor.
Zgjidhjet tona fleksibël me ngarkim nga lart ose anash janë në gjendje që të ngrejnë, të ngarkojnë dhe të mbyllin një gamë të gjerë formash dhe formatesh kartoni – nga kartonët e vegjël reklamues deri te kartonët e formatit të madh për transport. Produktet mund të paketohen në kartonë me palosje (RSC) ose në paketime gati për në raft (SRP).
Në sajë të fleksibilitetit të lartë të tyre në furnizimin dhe largimin e paketimeve, zgjidhjet tona të paketimit me karton janë të përshtatshme pothuajse për çdo konfigurim të linjave të prodhimit. Furnizimi i produkteve mund të përshtatet sipas nevojave dhe kërkesave të ndryshme të klientit. Përveç kësaj, disponohen edhe shumë opsione për ngjitjen e tyre, që nga ngjitja nga jashtë deri te ngjitja e integruar me shirit ngjitës dhe sistemet me ngjitëse të shkrirë.
Zgjidhjet e MULTIVAC për paketimin në karton mund të instalohen si pjesë e një linje të automatizuar paketimi ose ato mund të integrohen në pajisjet ekzistuese.

Oferta jonë përfshin:

• Transport
• Ngritjen e kartonit
• Ngarkimin e kartonëve
• Mbylljen e kartonëve
• Etiketimin e kartonëve
• Inspektimin e kartonëve
• Largimin e kartonëve të parregullt
• Transferimin në proceset pasuese

Paletizimi

Zgjidhjet për paletizimin të mbështetura me robot ofrojnë fleksibilitet, besueshmëri dhe kosto-efektivitet maksimal. Gama e gjerë e produkteve nga MULTIVAC bën të mundur një përshtatje modulare optimale sipas nevojave dhe kërkesave tuaja për sa i përket produkteve të ndryshme, kapacitetit, sipërfaqes së montimit dhe proceseve të lidhura. Zgjidhjet tona për paletizimin përpunojnë kartonë dhe kuti plastike nga më të ndryshmet, si objekte të veçanta dhe si stivë, paketime individuale dhe të grupuara paraprakisht, si dhe paleta të madhësive nga më të ndryshmet. Softueri bën të mundur që edhe operatorët që nuk janë trajnuar në mënyrë specifike, të krijojnë modele të ndryshme të vendosjes së paletave.
Sistemet e paletizimit nga MULTIVAC mund të instalohen si pjesë e një linje të automatizuar paketimi ose ato mund të integrohen në pajisjet ekzistuese.

Oferta jonë përfshin:

• Manovrim të paletave
• Manovrim të kartonëve
• Ngarkim të paletave
• Etiketim të paletave
• Mbështjellje të jashtme të paletave
• Transferim në proceset pasuese

Manovrimi i produkteve

MULTIVAC zhvillon dhe instalon zgjidhje për manovrimin e produkteve, të cilat rritin efiçencën dhe garantojnë një qarkullim optimal të produkteve. Portofoli i produkteve tona përfshin që nga shiritët e thjeshtë transportues deri te linjat e kompletuara. Me përvojën tonë shumëvjeçare, me ekspertizën dhe me shërbimet tona të gjithanshme, ju keni mbështetjen tonë në çdo drejtim.

Oferta jonë përshin:

• Transferimin
• Furnizimin
• Sistemimin
• Grupimin paraprak
• Inspektimin e produkteve
• Inspektimin e materialeve të ambalazheve
• Largimin e produkteve dhe të materialeve të parregullta
Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!