Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhjet për pajisjet prerëse në feta me fleksibilitet maksimal

Për të garantuar një fleksibilitet maksimal dhe saktësi në vendosje në sistemet e furnizimit të automatizuar, ky koncept i linjës disponon një modul transportimi si zgjidhje për furnizimin. Ato përpunojnë të gjitha madhësitë dhe format e zakonshme të porcioneve dhe bëjnë të mundur një vendosje të porcioneve sipas preferencave. Zgjidhjet e furnizimit me modulet e transportimit zgjerohen gjithashtu në mënyrë të përsosur.

 

 

Modulet e linjës

  • Pajisjet prerëse në feta
  • Zbutësi
  • Moduli i transportimit me konvejerë shirit dhe sistem kamerash
  • Makineria e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit

Avantazhet

  • Fleksibiliteti më i madh i mundshëm
  • Efiçencë e lartë e stafit
  • Transportim i të gjitha formave të zakonshme të porcioneve dhe orientim sipas dëshirës në paketim
  • Zgjerim i rendimentit të furnizimit nëpërmjet pajisjeve robotike shtesë
  • Nëpërmjet integrimit të konvejerëve të marrjes në skeletet anësore të makinerive të paketimit minimizohet distanca e punës e pajisjes robot dhe maksimizohet rendimenti i furnizimit

 

 

Furnizimi me një modul transportimi

Nëpërmjet lidhjes së moduleve të transportimit, njësia e komandimit e makinerisë së paketimit kontrollon edhe marrjen e porcioneve nga pajisja prerëse në feta e lidhur përpara, si dhe kontrollon edhe vendosjen e porcioneve nëpër paketime. Në këtë mënyrë shmangen pothuajse plotësisht rastet e paketimeve boshe dhe të ndalimeve të punës.

Sistemi i kamerave i modulit të transportimit identifikon gjendjen dhe pozicionin e porcioneve që vijnë nga pajisja prerëse në feta. Kjo gjë mundëson korrigjimin e gjendjes, si dhe drejtimin e porcioneve gjatë vendosjes brenda në paketime. Ekziston gjithashtu fleksibiliteti më i madh i mundshëm lidhur me transportimin e produkteve në ndarje të ndryshme, si dhe lidhur me numrin e shtresave për çdo paketim.

Modulet e transportimit MULTIVAC janë konceptuar për përdorim në industrinë ushqimore. Ato përmbushin standardet më të rrepta të higjienës dhe janë projektuar për proceset tipike të pastrimit në industrinë ushqimore. Kjo gjë garanton një siguri maksimale të produktit dhe një besueshmëri të lartë. Pajisjet e ndërrimit të shpejtë mundësojnë një konvertim të shpejtë dhe një pastrim pa mundim.