Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Linjat e pajisjeve prerëse në feta për paketimet me disa shtresa dhe disa asortimente

Për të garantuar një fleksibilitet maksimal dhe saktësi në vendosje në sistemet e furnizimit të automatizuar, ky koncept i linjës disponon module transportimi si zgjidhje për furnizimin. Ato përpunojnë të gjitha madhësitë dhe format e zakonshme të porcioneve dhe bëjnë të mundur një vendosje sipas dëshirës të porcioneve në paketimet me disa asortimente, në paketimet me disa shtresa ose në formatet e veçanta. Zgjidhjet e furnizimit me modulet e transportimit zgjerohen gjithashtu në mënyrë të përsosur.

Si sistem paketimi përdoret një makineri automatike e mbylljes së vasketave e rendimentit të lartë. Pajisja e integruar e furnizimit e makinerisë mbyllëse të vasketave shquhet për kapacitetin e lartë, transportin preciz të vasketave dhe gjurmën e optimizuar të vendit.

 

Modulet e linjës

  • Pajisjet prerëse në feta
  • Modulet e transportimit
  • Zbutësi
  • Makineritë ngjitëse të vasketave

Avantazhet

  • Fleksibiliteti më i madh i mundshëm
  • Efiçencë e lartë e stafit
  • Prodhim i të gjitha llojeve të zakonshme të porcioneve, në veçanti i paketimeve me disa shtresa dhe disa asortimente

Furnizimi me disa module transportimi

Modulet e transportimit janë të integruar në njësinë e komandimit të linjës. Nëpërmjet kësaj njësia e komandimit MULTIVAC kontrollon të gjithë procesin, që nga prerja në feta e produktit deri te ngjitja e paketimeve të mbushura. Kjo gjë siguron efiçencë maksimale dhe ndalimet e punës mund të evitohen pothuajse plotësisht.

Sistemet e kamerave të moduleve të transportimit identifikojnë gjendjen dhe pozicionin e porcioneve në lëvizje. Kjo mundëson korrigjimin e gjendjes dhe orientimin e porcioneve gjatë vendosjes në vendet boshe. Ekziston gjithashtu fleksibiliteti më i madh i mundshëm lidhur me numrin e porcioneve dhe të shtresave për çdo paketim.

Modulet e transportimit MULTIVAC janë konceptuar për përdorim në industrinë ushqimore. Ato përmbushin standardet më të rrepta të higjienës dhe janë projektuar për proceset tipike të pastrimit në industrinë ushqimore. Kjo gjë garanton një siguri maksimale të produktit dhe një besueshmëri të lartë. Pajisjet e ndërrimit të shpejtë mundësojnë një konvertim të shpejtë dhe një pastrim pa mundim.