Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Prerje në feta dhe paketim i automatizuar

Nga një ofrues i vetëm

Me linjat automatike për prerjen në feta dhe paketimin e produkteve të sallamit, proshutave dhe djathit, MULTIVAC realizon lidhjen optimale midis pajisjeve prerëse në feta në makineritë e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit dhe makinerive mbyllëse të vasketave

Zgjidhjet tona totale të së ardhmes përmbajnë gjithashtu edhe funksione si etiketimi, kontrolli i cilësisë, ambalazhimi në kuti kartoni, si dhe zgjidhje të mbylljes së linjës.

Portofol gjithëpërfshirës

Zgjidhjet nga MULTIVAC për prerjen në feta dhe furnizimin janë gjithashtu të konfiguruara me module si makineritë e formimit teknik të ambalazhit dhe paketimit dhe makineritë mbyllëse të vasketave. Për rrjedhojë ne realizojmë linja të prerjes në feta që projektohen në mënyrë precize sipas kërkesave individuale.

Pajisjet prerëse në feta

Pajisjet tona inovative të prerjes në feta dallohen për rezultatet mjaft të mira në prerje brenda një diapazoni të madh temperaturash, për plotësimin dhe konvertimin e lehtë dhe të shpejtë, si dhe për përdorimin veçanërisht ergonomik dhe të sigurt.

Ngarkuesi me konvejer SB

Me ngarkuesit me konvejer ne ofrojmë një zgjidhje të besueshme për lidhjen e pajisjeve prerëse në feta me makineritë e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit, të cilat nuk janë të pajisura me një ngarkues horizontal.

Modulet e transportimit

Modulet e transportimit ofrojnë saktësinë më të lartë të vendosjes dhe fleksibilitetin maksimal të mundshëm në furnizimin e automatizuar të makinerive të prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit dhe të makinerive mbyllëse të vasketave. Zgjidhjet e furnizimit me modulet e transportimit zgjerohen gjithashtu në mënyrë të përsosur.

Ngarkuesi horizontal MHL

Sistemi higjienik i furnizimit dhe që mbron produktin për produktet e prera në feta është plotësisht i integruar në makineritë e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit. Si rezultat nuk nevojitet zgjidhja e problemit të diferencës së lartësive midis pajisjes prerëse në feta dhe makinerisë së prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit. Nga kjo rezulton një gjurmë dukshëm më e vogël e linjës.

Forma porcionesh të shumëllojshme

Njësia e ndarjes në porcione e pajisjeve prerëse në feta zgjidh detyrat e shumëllojshme precize dhe të besueshme të ndarjes në porcione – nga shtrimi preciz i fetave në shtresa, stivosja drejt ose e zhvendosur mbi shtresë e fletëve të holla e deri te porcionet me disa ndarje. Njësia me ulje me motor ndihmës e ndarjes në porcione bën të mundur stivosjen e porcioneve me shtresa që krijojnë lartësi deri në 80 mm ose më shumë, si dhe të paketimeve të mëdha.

 

Transportim fleksibël i porcioneve

Porcionet e pajisjes prerëse në feta mund të merren direkt në procesin e paketimit ose, sipas kërkesave individuale, të përpunohen në mënyrë fleksibël.

Cilësi e lartë prerjeje, përdorim i thjeshtë, kosto të ulëta

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC dallohen për plotësimin dhe konvertimin e shpejtë superior, për rezultatet optimale në prerje në rendiment të lartë, si dhe për përdorimin veçanërisht ergonomik dhe të sigurt.


Sistemi i prerjes MULTIVAC ofron një cilësi prerjeje të mahnitshme në temperaturat e ngrohta të produkteve dhe brenda një diapazoni më të madh temperaturash. Përmirësimi i produktivitetit, saktësia e lartë në peshë dhe reduktimi i sasisë së dhuruar janë avantazhe të tjera të teknologjive tona inovative.


Përveç respektimit të standardeve më të rrepta të higjienës pajisjet prerëse në feta MULTIVAC sigurojnë produktivitetin më të lartë dhe një manovrim të lehtë të pakrahasueshëm për përdoruesin. Ndërrimi i shpejtë i produktit dhe formatit mundëson maksimumin e mundshëm të fleksibilitetit.


Me një lidhje unike të besueshme dhe që kursen hapësirë, pajisjet e prerjes në feta MULTIVAC kontribuojnë që proceset në fushën e prerjes në feta dhe paketimit të shpejtohen, të thjeshtohen dhe për rrjedhojë që kostot të zvogëlohen ndjeshëm.


 

Pajisjet e prerjes në feta MULTIVAC ofrojnë avantazhe të shumta:

  • Diapazoni më i madh i temperaturave dhe prerja pa ngrirje lehtëson parapërgatitjen e produktit
  • Prerja e besueshme e produkteve me përbërje të freskët mundëson qarkullimin e shpejtë të produktit
  • Prerja e njëkohshme e disa produkteve me shpejtësi të përshtatur të thikave arrin një produktivitet të lartë
  • Copat e vogla që mbeten kontribuojnë për një rendiment më të lartë
  • Manovrimi i shpejtë dhe ergonomik i pajisjeve prerëse në feta gjatë plotësimit dhe çmontimit, si dhe gjatë furnizimit të produktit, rritin disponueshmërinë
  • Ndërrimi jashtëzakonisht i shpejtë i formatit pa ndryshimin e linjës, p.sh. nga 3 në 4 ndarje, garanton fleksibilitetin më të madh të mundshëm
  • MULTIVAC Hygienic Design™ mundëson një pastrim të shpejtë dhe të besueshëm

 

 

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC - Zgjidhjet inovative

Sistemi inovativ i prerjes dhe dizajni i thikave

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC shquhen për sistemin e tyre inovativ të prerjes. "Prerja e butë" garanton që produkti të prihet i kontrolluar, drejt dhe me forcë minimale. Në këtë mënyrë, sallami, proshutat ose djathi mund të priten në mënyrë jashtëzakonisht precize dhe duke mbrojtur produktin. Prerja e gjatë dhe rritja e jetëgjatësisë së thikave garantojnë një produktivitet të lartë dhe reduktim të kostove dhe shpenzimeve.

Avantazhet:

  • Shpërndarje e njëtrajtshme ngjeshje-tërheqje në tehun e prerjes
  • Vijë prerjeje simetrike
  • Raporte të njëtrajtshme prerjeje në të gjitha ndarjet
  • Ndërrim i thikës pa hequr ndonjë kundërpeshë
  • Hapësirë e madhe për mprehje të mëvonshme

 

 

Numër ndarjesh i ndryshueshëm

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC janë të projektueshme për 1 deri në 8 ndarje. Meqë mbushja e përqendruar te ndarja garanton një drejtim të saktë dhe të pavarur nga toleranca të produkteve përmes kanalit të prerjes, janë të mundura kombinime mbushjesh nga më të ndryshmet në shpejtësi prerjeje dhe cilësi maksimale. Për shembull, kur në versionin me disa ndarje një prej tyre nuk është e zënë, pajisja prerëse në feta arrin përsëri rezultate të nivelit më të lartë në prerje.

Konvertim dhe pastrim i shpejtë

Konvertimi i pajisjeve prerëse në feta MULTIVAC për produkte dhe formate të ndryshme realizohet lehtë nga përdoruesi dhe vetëm me disa lëvizje. Sistemet e ndërrimit të shpejtë për mbërthyesin lehtësojnë dhe përshpejtojnë konvertimin për produkte dhe dimensione të ndryshme, dhe nuk nevojitet shtrëngimi dhe kalibrimi që kërkojnë kohë. Gjithashtu, mbërthyesi i pajisjeve prerëse në feta MULTIVAC nuk ka nevojë për lidhje pneumatike. Korniza e prerjes dhe të gjitha thikat prerëse ndërrohet gjithashtu shpejt dhe pa vegla.


Ndërrimi i të gjithë komponentëve, në varësi të produkteve, realizohet në më pak se pesë minuta. Kjo përshpejton proceset për

  • Konvertimin e pajisjeve prerëse në feta në numër tjetër ndarjesh
  • Konvertimin për produkte dhe dimensione të tjera
  • Pastrimin e lehtë dhe të sigurt

 

 

Reduktim i kostove të përgjithshme

Teknologjitë inovative për prerjen dhe furnizimin e produkteve bëjnë të mundur një kohë më të shpejtë prodhimi dhe për rrjedhojë gjendje më të freskët të produktit. Kjo gjë kujdeset për kursime në energji gjatë parapërgatitjes së produkteve, si dhe për zvogëlimin e kapaciteteve të nevojshme të magazinimit. Rendimenti më i lartë, disponueshmëria më e madhe dhe ndërrimi i shpejtë i produkteve kontribuojnë ndjeshëm në reduktimin e kostove të përgjithshme.

Linjat efikase të pajisjeve prerëse në feta

Për lidhjen efikase të pajisjeve prerëse në feta me sistemet e paketimit MULTIVAC ofron zgjidhje të ndryshme, të cilat përmbushin më së miri kërkesat individuale të klientëve. Qoftë rendimenti më i lartë, fleksibiliteti maksimal ose integrimi i pajisjeve ekzistuese – zgjidhjet tona totale të së ardhmes shquhen për efiçencën më të lartë, përdorimin më të thjeshtë dhe për higjienën maksimale.

Zgjidhjet për pajisjet prerëse në feta me fleksibilitet maksimal

Zgjidhjet për pajisjet prerëse në feta për paketimet me disa shtresa dhe disa asortimente

Zgjidhjet për pajisjet prerëse në feta për linjat e reja

Zgjidhjet për pajisjet prerëse në feta për linjat e reja dhe për makineritë ekzistuese të paketimit

Përcaktoni nevojat tuaja individuale
me ndihmën e ekspertëve tanë.

Na kontaktoni tani

Dhënia e pëlqimit*