Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Ambalazhet pa shkëmbim të atmosferës

Mbrojtje optimale nga ndikimet mekanike dhe të mjedisit

Një variant paketimi është edhe prodhimi i ambalazheve pa shkëmbim të atmosferës. Ky lloj ambalazhi e mbron produktin në mënyrë të sigurt nga ndikimet mekanike ose të mjedisit, si p.sh. lagështia ose rrezatimi UV.

Përdorimet

Ambalazhet pa shkëmbim të atmosferës janë të përshtatshëm për të gjitha produktet e konsumit dhe industriale, si dhe për produktet mjekësore dhe farmaceutike, kur ambalazhi duhet të sigurojë ekskluzivisht mbrojtje ndaj ndikimeve mekanike dhe ndikimeve të tjera nga mjedisi. Përveç kësaj, këto ambalazhe janë të përshtatshme edhe për ushqime që nuk kanë kërkesa të veçanta për të zgjatur afatin e përdorimit të tyre.

Avantazhet

Ky lloj ambalazhi siguron mbrojtje nga ndikimet mekanike, si dhe nga lagështia ose rrezatimi UV. Në pikën e shitjes, ambalazhi mund të përdoret si mbartës i informacionit, p.sh. i informacionit për produktin ose tregtimin e tij. Gjithashtu, ai ofron edhe siguri ndaj manipulimit dhe mbrojtje kundër vjedhjes së produktit të paketuar.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Ky lloj ambalazhi mund të prodhohen në makineritë termike të prodhimit të ambalazheve, në makineritë ngjitëse të vasketave dhe makineritë me dhomë vakuumi. Si material ambalazhi mund të përdoren të gjitha kombinimet e zakonshme me një shtresë dhe me disa shtresa.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!