Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Ambalazhet me atmosferë të modifikuar

Në një ambalazh MAP atmosfera normale brenda paketimit zëvendësohet me një atmosferë të modifikuar të përcaktuar sipas produktit që ambalazhohet.

Ambalazhet me atmosferë mbrojtëse

Në ambalazhet me atmosferë mbrojtëse (ambalazhet MAP) atmosfera brenda paketimit zëvendësohet me një përzierje gazesh të përcaktuara sipas produktit në mënyrë që të ruhet forma, ngjyra dhe freskia e produktit. Atmosfera mbrojtëse përbëhet kryesisht nga dyoksidi i karbonit, azoti dhe oksigjeni.

Përdorimi

Në atmosferë mbrojtëse paketohen në mënyrë tipike produktet si: ushqimet e freskëta, produktet që përmbajnë proteina, buka dhe ëmbëlsirat, si dhe produktet e teknologjisë mjekësore dhe produktet teknike.

Avantazhet

Avantazhet e përdorimit të ambalazhit MAP përfshijnë elemente si zgjatja e afatit të përdorimit dhe garantimi i cilësisë, mbrojtja nga prekja dhe gjatë transportit e mallit të ambalazhuar, mbrojtja nga ndikimet e mjedisit, paprekshmëria e përmbajtjes së paketimit dhe mbrojtja nga produktet mjekësore dhe sterilizimi i mundshëm përfundimtar i paketimit.

Në paketimin e ushqimeve, nga përdorimi i ambalazhit MAP mund të arrihet një zgjatje e afatit të përdorimit të tij, pa qenë nevoja që të përdoren aditivë ushqimorë për këtë qëllim.
 
Nëpërmjet përdorimit të atmosferës së modifikuar në paketim, mallrat industriale dhe të konsumit mbrohen nga gërryerja.

Në sferën e teknologjisë mjekësore, atmosfera e modifikuar mund të shërbejë për të mbrojtur produktet mjekësore delikate. Në një proces që mbetet për t'u konfirmuar, atmosfera e modifikuar dhe përzierja e gazeve të ndryshme mund të përdoret për sterilizimin përfundimtar të paketimit.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Ky lloj ambalazhi mund të prodhohen në makineritë termike të prodhimit të ambalazheve, në makineritë ngjitëse të vasketave dhe makineritë me dhomë vakuumi.

EMAP: atmosferë e ekuilibruar

Në një ambalazh EMAP ndodh një shkëmbim i atmosferës midis asaj brenda paketimit dhe mjedisit përreth si rezultat i një mikroperforimi në fletën e ambalazhit. Si rezultat, brenda paketimit krijohet një atmosferë e ekuilibruar.

Përdorimi

EMAP është një ambalazh me një atmosferë të ekuilibruar që zgjat afatin e përdorimit të frutave dhe perimeve të freskëta - të papërpunuara ose të përgatitura.

Avantazhet

Avantazhet e përdorimit të ambalazhit EMAP përfshijnë elemente si zgjatja e afatit të përdorimit të produkteve të paketuara pa përdorur konservantë ushqimorë. Ambalazhi i fortë dhe i mbyllur garanton mbrojtje ndaj prekjes në pikat e shitjes. Paketimet që mund të vendosen sipër njëra-tjetrës mundësojnë një ekspozim atraktiv në pikat e shitjes. Me FreshSAFE, MULTIVAC ofron një sistem prodhimi ambalazhi dhe paketimi që përmban një stacion të integruar perforimi për makineritë termike të prodhimit të ambalazheve dhe makineritë ngjitëse të vasketave, ku fleta mbështjellëse e sipërme perforohet gjatë procesit të ambalazhimit. Në këtë mënyrë mund të punohet me fletë standarde dhe nuk është e nevojshme krijimi i rezervave me fletë të perforuar paraprakisht.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Ambalazhet EMAP mund të prodhohen në makineritë termike të prodhimit të ambalazheve dhe në makineritë ngjitëse të vasketave. Si material ambalazhi nevojiten fletë të perforuara ose fletë standarde, me një pajisje perforimi MULTIVAC.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!