Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Ambalazhimet me mbulesë

Prezantim atraktiv dhe qëndrueshmëri maksimale

Në ambalazhimet me mbulesë dhe vakuum, malli që paketohet vendoset mbi një shtresë të poshtme të fortë ose vendoset në një lloj pjate të parapërgatitur dhe mbulohet me një fletë mbështjellëse të veçantë që ngjitet në të gjithë sipërfaqen. Me MultiFresh™ dhe Isopak, MULTIVAC ofron mundësi të ndryshme për prodhimin e ambalazheve të paketimit me mbulesë dhe vakuum.

MultiFresh™ - ambalazhim me mbulesë dhe vakuum për prezantim dhe qëndrueshmëri optimale të produktit

Ambalazhet MultiFresh™ e mbështjellin produktin si një lëkurë e dytë. Veshja e sipërme mbështillet ngjitur dhe pa hapësirë përreth produktit, por pa e prishur formën ose garniturën e tij. Në këtë mënyrë mund të mbështillen në mënyrë të sigurt edhe produkte me pjesë të mprehta ose të forta, si p.sh. kockat, halat ose lëvozhgat.

Meqenëse veshja mbështjellëse fikson përmbajtjen e paketimit dhe ngjitja në të gjithë sipërfaqen pengon rrjedhjen e lëngut të produktit, ambalazhi MultiFresh™ mundëson një ekspozim të produktit në pozicion vertikal, të varur ose të shtrirë. Një avantazh tjetër përbën edhe afati i përdorimit i produktit të paketuar.

Për procesin e ambalazhimit për këtë mënyrë përdoren makineritë e paketimit të prodhuara nga MULTIVAC dhe materialet e reja të ambalazhit MultiFresh™. Nga kombinimi perfekt i makinerive me materialin e ambalazhit krijohen paketime me mbulesë dhe vakuum mjaft cilësore dhe tërheqëse.

Përdorimi

Paketimet MultiFresh™ janë të përshtatshme para së gjithash për produktet cilësore të mishit dhe produkteve të mishit, peshkut dhe frutave të detit, të shpendëve, ushqimeve të gatshme, djathit dhe pashtetave. Edhe produktet që mund të kenë rrjedhje lëngu mund të paketohen me MultiFresh™, si p.sh. ushqimet me kërkesa të larta për afatin e përdorimit. Ky lloj paketimi është i përshtatshëm për produkte me lartësi maksimale 125 mm, ku projekti lejohet të ngrihet nga shtesa e poshtme deri në 90 mm.

Avantazhet

Paketimi MultiFresh™ dallohet për faktin që cilësia dhe freskia, ngjyra dhe struktura e produktit prezantohen në mënyrë të natyrshme dhe produkti fiksohet pa ngjeshur. Rrjedhja e lëngut të produktit reduktohet në mënyrë efikase nëpërmjet ngjitjes në të gjithë sipërfaqen. Me ndihmën e një cepi të integruar për kapjen, paketimi hapet lehtësisht. Paketimi MultiFresh™ mund të ideohet në mënyrë atraktive dhe informuese me anë të ngjyrosjes, metalizimit, stampimit, gdhendjes dhe etiketimit. Gjithashtu, edhe afati i përdorimit të produktit zgjatet ndjeshëm.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Si sisteme paketimi përdoren makineritë termike të prodhimit të ambalazheve dhe në makineritë ngjitëse të vasketave. Kur në makinerinë ngjitëse të vasketave përdoren vasketa standarde me dimensione të mjaftueshme, procesi i prodhimit termik të ambalazhit lejon konfigurimin individual të bazamentit të paketimit. Këto mund të pajisen për shembull me damarë, rreze, stampime të bazamentit dhe forma të tjera të ngjashme, të cilat shërbejnë për të rritur stabilitetin e paketimit, për paraqitjen vizuale dhe për profilizimin e markës.

Paketimet MultiFresh™ mund të prodhohen në makineritë e mëposhtme:

  • Makineria e prodhimit të ambalazheve R 105 MF
  • Makineria e prodhimit të ambalazheve R 175 MF
  • Makineria e prodhimit të ambalazheve R 275 MF
  • Makineria e prodhimit të ambalazheve R 575 MF
  • Makineria ngjitëse e vasketave


MultiFresh™ përfshin një gamë të gjerë fletësh mbështjellëse, të cilat janë projektuar në mënyrë të veçantë sipas kërkesave të makinerive MultiFresh™.

Për të pasur një rezultat optimal në paketim, gama e fletëve të MultiFresh™ përfshin cilësi të ndryshme të fletëve të sipërme dhe të poshtme. Gama e fletëve të sipërme është e përcaktuar sipas formave dhe lartësive të ndryshme të produkteve. Në këtë mënyrë mund të paketohen produkte me zgjatim të madh ose produkte me pjesë me buzë të mprehta. Fletët e poshtme disponohen me ngjyra dhe trashësi të ndryshme dhe me karakteristika të ndryshme për hapjen. Të gjitha fletët e MultiFresh™ prodhohen nga prodhues lider dhe plotësojnë normat dhe standardet e përgjithshme në fuqi.

Packaging Solutions:
MultiFresh™
4.54 MB PDF

Shkarkuar PDF

Isopak: prezantim atraktiv i produktit në ambalazhim me mbulesë dhe vakuum

Në procesin e Isopak produkti mbështillet nga fleta e sipërme që puthitet pas tij, e cila ngjitet me fletën e poshtme në të gjithë sipërfaqen e saj. Ngjitja e buzëve përgjatë konturit të paketimit ofron siguri shtesë për paketimin. Kjo garanton një pamje tërheqëse të paketimit dhe zgjat afatin e përdorimit të produktit, sepse rrjedhja e lëngut të produktit eliminohet plotësisht.

Përdorimi

Ambalazhet e Isopak janë të përshtatshme për ushqime të prera ose fileto peshku me lartësi maksimale 20 mm. Mund të paketohen edhe produktet që mund të kenë rrjedhje lëngu, si p.sh. ushqimet me kërkesa të larta për afatin e përdorimit.

Avantazhet

Ambalazhet e Isopak mundësojnë një afat maksimal përdorimi të produkteve të paketuara, si dhe një prezantim tërheqës të tyre – si në pozicionin varur, ashtu edhe në vertikal. Fleta e sipërme që puthitet mirë nxjerr në pah cilësinë e produktit të paketuar. Produktet e prera nuk ngjitin me njëra-tjetrën. Me ndihmën e një cepi të integruar për kapjen, paketimi hapet lehtësisht. Nëpërmjet spektrit të madh të materialeve të ambalazheve nga prodhues lider të fletëve ambalazhuese ofrohen mundësi të ndryshme konfigurimi, duke përfshirë edhe sipërfaqen me shkëlqim dhe metalike.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Ambalazhet e Isopak mund të prodhohen në makineritë e mëposhtme:

  • Makineria e prodhimit të ambalazheve R 265
  • Makineria e prodhimit të ambalazheve R 565


Si material ambalazhi për Isopak kërkohen fletë mbështjellëse të përshtatshme.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!