Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Ambalazhet me tkurrje

Paketimet me puthitje

Me ambalazhet me tkurrje produkti paketohet me vakuum me një fletë speciale që tkurret. Veçoritë tkurrëse të fletës aktivizohen pas një kontakti të shkurtër me ujë të nxehtë. Në këtë mënyrë fleta tkurret dhe rrethon produktin duke u puthitur pas tij.

FormShrink

FormShrink® është një alternativë kosto-efektive dhe e automatizuar për paketimin me qese që tkurren. Për procesin e paketimit me FormShrink® përdoren fletë me karakteristika të veçanta tkurrëse, të cilat aktivizohen gjatë kalimit të fletës përmes tunelit të tkurrjes. Kjo rezulton në një paketim tërheqës që rrethon produktin në konturet e tij dhe duket si lëkurë e dytë. Në këtë mënyrë pakësohen zgjatimet e tepërta të fletës të ambalazheve të zakonshme me tkurrje. Përveç kësaj, paketimi mund të pajiset me një skaj që griset që mënyrë të hapet lehtë dhe në mënyrë komode.

Përdorimi

Procesi mjaft efikas FormShrink® mund të përdoret për të gjitha produktet ushqimore të përshtatshme për ambalazhet me tkurrje, si mishi i freskët dhe mishi i përpunuar, shpendët, djathi ose produktet e gatshme. Gjithashtu, ambalazhet FormShrink® janë të përshtatshme edhe si paketim për transportin e produkteve të prera paraprakisht.

Avantazhet

Me FormShrink® çdo produkt ambalazhohet në mënyrë individuale, pavarësisht formës dhe madhësisë së tij. Si rezultat, produktet mund të paketohen pa u penguar nga zgjedhja e kufizuar e madhësive të qeseve dhe dimensionet e pafavorshme të qeseve. Një formë prerëse e integruar pret automatikisht dhe mënyrë të saktë zgjatimet e fletës. Ambalazhet FormShrink® mund të pajisen në mënyrë opsionale me një shirit hapjeje në mënyrë që të mundësohet hapja e lehtë dhe e kontrolluar e paketimit.

Fletët e FormShrink® disponohen në versionin transparente dhe në një spektër të gjerë ngjyrash standarde, si dhe me ngjyrosje individuale. Si rezultat, mundësitë e shumta të konfigurimit të paketimit janë të realizueshme edhe për ambalazhet me tkurrje.

Ngjitësi i buzëve në një makineri termike prodhimi ambalazhesh krijon tegelin e ngjitjes me një forcë dhe qëndrueshmëri të veçantë. Kështu që paketimi ofron një siguri të lartë gjatë ruajtjes, transportit dhe të gjithë logjistikës deri te konsumatori i fundit. Nëpërmjet mbushjes së qevese të paketimit nga lart dhe përmes përdorimit të shablloneve opsionale të vendosjes optimizohet pastërtia e zonës së ngjitjes dhe në këtë mënyrë edhe cilësia e tegelit të ngjitjes.

Nga përdorimi i formës së paketimit të përcaktuar sipas produktit dhe nga përdorimi i fletëve shumë të holla të FormShrink®, konsumi i materialeve të ambalazhit mund të zvogëlohet deri në 20 për qind krahasuar me qesen e zakonshme me tkurrje ose deri në 50 për qind krahasuar me ambalazhet mbështjellëse me PVC.

Procesi efikas i formimit me shpejtësinë e lartë të prodhimit dhe automatizimi i thjeshtë i hyrjes së produktit bën të mundur një rendiment maksimal me cilësi dhe saktësi të lartë konstante gjatë procesit të paketimit.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Paketimet FormShrink mund të prodhohen në makinerinë termike të prodhimit të ambalazheve R 155, R 255, si dhe në makineritë R 555.

Për prodhimin e paketimeve FormShrink® MULTIVAC ofron një gamë të gjerë fletësh, të cilat janë projektuar në mënyrë të veçantë sipas kërkesave të makinerive FormShrink®. Nëpërmjet kombinimit të duhur të makinerive të prodhimit të ambalazhit, të materialeve të ambalazhit dhe të pajisjeve të tkurrjes prodhohen paketime me tkurrje të automatizuara, të sigurta dhe me rendimentin më të lartë me cilësinë më të mirë të mundshme.

Për të pasur një rezultat optimal në paketim, gama e fletëve të FormShrink® përfshin cilësi të ndryshme të fletëve të sipërme dhe të poshtme. Gama e fletëve është e përcaktuar sipas formave dhe lartësive të ndryshme të produkteve. Në këtë mënyrë mund të paketohen në mënyrë tërheqëse dhe të sigurt produktet veçanërisht të vogla ose të mëdha, si dhe produktet me pjesë me buzë të mprehta. Të gjitha fletët e FormShrink® prodhohen nga kompania Krehalon Industrie B.V. dhe plotësojnë normat dhe standardet e përgjithshme në fuqi.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!