Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Ambalazhet e paketimit me vakuum

Zgjatni afatin e përdorimit të produkteve

Paketimi me vakuum zgjat afatin e përdorimit të produkteve, sepse nga heqja e ajrit ngadalësohet prishja e produktit nga mikrobet. Gjithashtu, nga vakuumi i krijuar produkti fiksohet pas ambalazhit dhe për rrjedhojë mbrohet edhe nga ndikimet mekanike mbi ambalazh. Në të njëjtën kohë zvogëlohet edhe vëllimi i ambalazhit.

Përdorimi

Ambalazhet e paketimit me vakuum janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e ushqimeve, të produkteve mjekësore, si dhe për mallrat e konsumit dhe mallrat industrialë.

Avantazhet

Ambalazhet e paketimit me vakuum mund të ruajnë për një kohë më të gjatë cilësinë dhe freskinë e ushqimeve. Nëpërmjet heqjes së oksigjenit frenohet shtimi i mikroorganizmave që zhvillohen nga prania e oksigjenit, si dhe zvogëlohet procesi i oksidimit.

Gjatë paketimit të produkteve të konsumit dhe industriale, malli i paketuar mbrohet ndaj oksidimit si rezultat i heqjes së ajrit. Gjithashtu, nga vakuumi i krijuar produkti fiksohet pas ambalazhit dhe për rrjedhojë mbrohet edhe nga ndikimet mekanike mbi ambalazh. Në të njëjtën kohë zvogëlohet edhe vëllimi i ambalazhit.

Makineritë e paketimit dhe materialet e ambalazhit

Ambalazhet e paketimit me vakuum mund të prodhohen në makineritë termike të prodhimit të ambalazheve, në makineritë ngjitëse të vasketave dhe makineritë me dhomë vakuumi.