MULTIVAC
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga funksionalitet e përdorura gjatë procesit të paketimit, në sektorin e prerjes dhe ndarjes në porcione, si dhe të teknologjisë së pjekjes. Me kompetencën tonë të linjave gjithëpërfshirëse ne integrojmë të gjitha modulet në zgjidhje të plota, të cilat garantojnë një siguri optimale përdorimi dhe procesi, si dhe efikasitet maksimal.
Gjithashtu ne mbështetemi në portofolin e gjerë të komponentëve me të cilët përpunimi i produkteve dhe paketimi i tyre përgjatë të gjithë procesit të paketimit mund automatizohet në mënyrë ekonomike. Përveç sistemeve të përpunimit/transportimit kjo përfshin edhe zgjidhjet e konvejerëve deri te sistemet e paletizimit për paketimet dytësore dhe plotësojnë funksionalitetet pasuese.
MULTIVAC ofron zgjidhje precize dhe higjienike ngarkimi për produktet e forta, të prera në feta ose të grira, për produktet kokrrizore, pluhur dhe për produktet e buta, të qullëta dhe të lëngshme. Ato ofrohen si pjesë përbërëse të një linje të automatizuar paketimi ose mund të integrohen si makineri më vete në pajisjet ekzistuese.
si konvejer të drejtë, të harkuar ose ngjitës, si zgjidhje e integruar ose si version i pavarur
MULTIVAC ofron zgjidhje precize dhe higjienike ngarkimi për produktet e forta, të prera në feta ose të grira, për produktet kokrrizore, pluhur dhe për produktet e buta, të qullëta dhe të lëngshme. Ato ofrohen si pjesë përbërëse të një linje të automatizuar paketimi ose mund të integrohen si makineri më vete në pajisjet ekzistuese.
Për largimet e paketimeve nga një makineri paketimi dhe për transportin në proceset vijuese, MULTIVAC ofron një larmi zgjidhjesh. Modulet për transportin, kanalizimin dhe radhitjen e paketimeve garantojnë një qarkullim efikas dhe të pandërprerë të produkteve. Largimi i paketimeve të parregullta mund të integrohet në çdo nënproces.
Zgjidhjet tona për transportin dhe largimin mund të instalohen si pjesë e një linje të automatizuar paketimi ose ato mund të integrohen në pajisjet ekzistuese.
si konvejerë shirit ose si konvejerë modularë me zinxhir
Në sajë të fleksibilitetit të lartë të tyre në furnizimin dhe largimin e paketimeve, zgjidhjet tona të paketimit rrethues MULTIVAC janë të përshtatshme pothuajse për çdo konfigurim të linjave të prodhimit. Zgjidhjet tona fleksibël me ngarkim nga lart ose anash janë në gjendje që të ngrejnë, të ngarkojnë dhe të mbyllin një gamë të gjerë formash dhe formatesh kartoni – nga kartonët e vegjël reklamues deri te kartonët e formatit të madh për transport. Furnizimi i produkteve mund të përshtatet sipas nevojave dhe kërkesave të ndryshme të klientit: furnizim në seri, 90° ose i dyfishtë, ku produktet mund të qëndrojnë anash ose në buzë. Përveç kësaj, disponohen edhe shumë opsione për ngjitjen e tyre, që nga ngjitja nga jashtë deri te ngjitja e integruar me shirit ngjitës dhe sistemet me ngjitëse të shkrirë. Produktet mund të paketohen në kartonë me palosje (RSC) ose në paketime gati për në raft (SRP). Zgjidhjet e MULTIVAC për paketimin në karton mund të integrohen si pjesë e një linje të automatizuar paketimi ose ato mund të integrohen në pajisjet ekzistuese.
Sisteme transportimi me shirit MULTIVAC (MCS) si konvejerë shirit ose si konvejerë modularë me zinxhir
Zgjidhjet për paletizimin të mbështetura me robot ofrojnë fleksibilitet, besueshmëri dhe kosto-efektivitet maksimal. Gama e gjerë e produkteve nga MULTIVAC bën të mundur një përshtatje modulare optimale sipas nevojave dhe kërkesave për sa i përket produkteve të ndryshme, kapacitetit, sipërfaqes së montimit dhe proceseve të lidhura. Zgjidhjet e paletizimit MULTIVAC përpunojnë kartonë dhe kuti plastike nga më të ndryshmet, si objekte të veçanta dhe si stivë, si dhe paleta të madhësive nga më të ndryshmet. Softueri bën të mundur që edhe operatorët që nuk janë trajnuar në mënyrë specifike, të krijojnë modele të ndryshme të vendosjes së paletave.
Sistemet e paletizimit nga MULTIVAC mund të integrohen si pjesë e një linje të automatizuar paketimi ose ato mund të integrohen në pajisjet ekzistuese.
Përdorimi i njësive kryesore të komandimit të linjës për modulet e veçanta të linjës kontribuon ndjeshëm në një përdorim efikas të linjës. Si rezultat, vijon një disponueshmëri dukshëm e lartë e të gjithë linjës, si dhe minimizim i komandave të operimit dhe e fundit, jo nga rëndësia, një efektivitet maksimal i të gjithë impiantit.
Me MULTIVAC Line Control ne ofrojmë një zgjidhje standarde, që në thelb përfshin një funksion Start-/Stop përgjatë të gjithë linjës, një administrim qendror të recetave për ekzekutim efektiv të ndërrimit të produkteve, si dhe pasqyrë treguese të statusit të linjës. Kjo bën të mundur lokalizimin dhe eliminimin e shpejtë të defekteve në linjë. Nëpërmjet përpunimit të të gjitha të dhënave përkatëse të procesit, MULTIVAC Line Control është gjithashtu baza ideale për shërbime dixhitale opsionale të disponueshme, si për shembull analizat OEE. Në sajë të ndërtimit modular, MULTIVAC Line Control mund të zgjerohet gjithashtu me një mori funksionesh të tjera specifike sipas projektit për të përmbushur kërkesat individuale të klientëve tanë.
Ndërfaqja qendrore e përdoruesit HMI 3 kujdeset për maksimumin e sigurisë së përdorimit dhe të lehtësisë të përdorimit. Të gjitha proceset përgjatë proceseve të paketimit paraqiten në mënyrë transparente, të qartë dhe të kuptueshme. Përdoruesi ka në dispozicion të gjitha informacionet e rëndësishme në një vështrim të shpejtë.
Automation:
3.68 MB PDF
The food industry is booming. An ever increasing number of fresh and processed food products, snacks, ready meals, and convenience products have to be manufactured and packed. But it has become more difficult to find suitable or qualified staff. There is currently an acute lack of personnel in the meat processing…
The bread and bakery product industry finds itself in a far-reaching transition. Cost pressure, product diversity
in the market, altered consumer habits, and hygiene
regulations require companies not only to adapt their product range but also to optimise their production
processes. One important approach as…
A largely automated packaging procedure increases process reliability, raises efficiency and guarantees optimum product protection. But when is it sensible to automate the packaging procedure? And what are the approaches to this?
Packaging procedures with a high degree of complexity are often used to produce combi packs for pharmaceutical products. Infeed systems, which have to be tailored precisely to the particular components, and also integrated into the packaging line, are required for the automated infeed and loading of the various product…