Riparimi i pjesëve/moduleve
Riparimi profesional i pjesëve nga MULTIVAC kontribuon në zgjatjen e jetëgjatësisë në shërbim dhe si rezultat në zgjatjen e ciklit jetësor të makinerisë suaj
Gjatë punës disa pjesë ose komponentë të makinerisë i nënshtrohen konsumimit normal. Riparimet e nevojshme mund të bëhen ose direkt në terren te klientët tanë, ose në qendrat e ndryshme të MULTIVAC në Gjermani, midis të tjerash në qendrën kryesore në Wolfertschwenden dhe në Qendrën e Rishitjes dhe Servisit të MULTIVAC në Nettetal, si dhe pranë shoqërive bija të ndryshme.