Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Mirëmbajtja dhe servisi

Kohë e shkurtër përgjigjeje dhe kompetencë e lartë

Rrjeti ynë i gjerë i servisit në mbarë botën është i disponueshëm në çdo moment në 7 ditë të javës. Oferta përfshin mirëmbajtjet parandaluese dhe kryerjen e servisit të paplanifikuar. Për të garantuar një disponueshmëri dhe rendiment maksimal të makinerive MULTIVAC ne ofrojmë paketa të ndryshme mirëmbajtjeje dhe servisi për klientët tanë.

Mirëmbajtja parandaluese

Mirëmbajtja parandaluese kryhet në mënyrë rutinë dhe ajo ndihmon për kohën maksimale të punës dhe për rendimentin optimal të sistemit të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit. Si masë parandaluese, ajo ndihmon që të evitoni defektet që në fazat e para dhe që të reduktoni kohën e qëndrimit pa punë. Së bashku me klientët tanë ne hartojmë planet e mirëmbajtjes, të cilat përcaktojnë intervalet dhe përmbajtjen e një mirëmbajtjeje parandaluese.

Riparimi

Shpejtësia e përgjigjes - Shërbimet e servisit

Rrjeti ynë i gjerë i servisit në mbarë botën i mundëson klientëve tanë një qasje të shpejtë në pjesët e konsumit dhe të pjesëve të avarive. Koha e shpejtë e përgjigjes dhe riparimet që kryhen menjëherë bëjnë të mundur që pas një defekti prodhimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur. Me anë të mjetit të mirëmbajtjes nga distanca MULTIVAC Remote Assistance grupi i ekspertëve tanë mund të ndërhyjë direkt në njësinë e komandimit të sistemit të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit. Në këtë mënyrë ne e ofrojmë akoma më shpejt mbështetjen për ju.

Emergjenca

Ndihmë e shpejtë dhe e plotë në rast emergjence

Kur shfaqet një defekt që nuk mund ta mënjanoni vetë, njoftoni teknikët tanë të servisit. Grupi i ekspertëve të MULTIVAC analizon defektin, rekomandon zgjidhjet e menjëhershme dhe organizon dërgimin e shpejtë të teknikëve të servisit dhe të pjesëve të këmbimit.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!