Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zhvillimi i ambalazheve

Në Qendrën e Trajnimit & Inovacionit në selinë tonë qendrore në Wolfertschwenden në Gjermani, ne ofrojmë kushtet ideale për kryerjen e testimeve të ambalazheve. Këtu, klientët tanë kanë mundësinë të zhvillojnë dhe testojnë koncepte ambalazhi nga më të ndryshmet për produktet e tyre.  

Në të njëjtën kohë, pavarësisht nëse fokusi juaj është afati maksimal i përdorimit, minimizimi i shpenzimeve për material ambalazhi apo prezantimi i shkëlqyer i produktit, ju do të keni këshillimin e plotë të ekspertëve tanë dhe mbështetjen e tyre për zhvillimin e një zgjidhjeje optimale.

Krijimi i modeleve të ambalazhit

Te MULTIVAC ju mund të merrni që sot në dorë ambalazhin tuaj të së nesërmes. Me prototipet e krijuara procesi i sinkronizimit mund të konfigurohet në mënyrë efikase dhe për rrjedhojë të përshpejtohet edhe procesi i zhvillimit. Përveç kësaj, është i mundur edhe prodhimi në sasi të vogla.

Oferta jonë e këshillimit përfshin:

  • Studimin e realizueshmërisë
  • Testime të ambalazheve
  • Krijimin e modeleve të ambalazhit