Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Trajnimet

Shfrytëzoni ekspertizën tonë

Me sistemet e ambalazhimit nga MULTIVAC ju do të keni në dispozicion makineri jashtëzakonisht efikase. Me trajnimin e punonjësve, potenciali i sistemeve të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit mund të shfrytëzohet akoma më mirë.      

Oferta e MULTIVAC për trajnimet përfshin si kurset standarde të trajnimit, ashtu edhe kurset e veçanta për klientët, të cilat mund të zhvillohen ose në terren te klientët tanë, ose në qendrën tonë të trajnimeve të MULTIVAC.        

Këto kurse ne i ofrojmë për:

  • Makineritë termike të prodhimit të ambalazheve
  • Makineritë ngjitëse të vasketave
  • Makineritë me dhomë vakuumi
  • Modulet e mirëmbajtjes


Oferta e kurseve u drejtohet veçanërisht operatorëve të makinerive, përgjegjësve të linjave dhe personelit të mirëmbajtjes. Materialet e kurseve përgatiten dhe diskutohen në grupe të vogla në teori dhe praktikë. Pjesëmarrja me sukses në këto kurse konfirmohet me anë të një certifikate. Me dokumentacionin e detajuar të kursit, njohuritë e fituara janë në çdo kohë të vlefshme edhe në të ardhmen.
   
Programi ynë i kursit të trajnimit ofrohet gjatë gjithë vitit dhe mund të rezervohet në mënyrë individuale.

Ekipi ynë është i gatshëm që t'ju këshillojë dhe t'ju rekomandojë kombinimin e duhur të moduleve të kursit për punonjësit tuaj. Gjithashtu, ne ju ndihmojmë në planifikimin e udhëtimit dhe të rezervimit të hotelit. Jemi në pritje të telefonatës suaj.

Në Qendrën e Trajnimit & Inovacionit të MULTIVAC në selinë qendrore në Wolfertschwenden, Gjermani, klienti qëndron në plan të parë. Këtu ju këshillojmë me kompetencë për të gjitha pyetjet për përdorimin dhe materialet e paketimit, pavarësisht prodhuesit, dhe realizojmë idetë e ambalazheve si prototipa ose në sasi të vogla. Ne përçojmë njohuritë tona të specializuara tek operatorët e makinerive, përgjegjësit e linjave dhe personeli i mirëmbajtjes i klientëve tanë dhe zhvillojmë më tej formimin e punonjësve tanë.

Training and Innovation Center:
6.49 MB PDF

Shkarkuar PDF

Kurset e trajnimit në ndërmarrjen tuaj

Me anë të trajnimit në vendin e punës, trajneri i MULTIVAC e kryen trajnimin direkt në ndërmarrjen tuaj. I gjithë programi i trajnimit zhvillohet në teori dhe praktikë direkt në makineritë tuaja të paketimit MULTIVAC. Për këtë qëllim, ne e përshtatim trajnimin deri në detaj sipas kërkesave dhe sipas grupit të makinerive tuaja dhe marrim në konsideratë edhe nivelin e njohurive dhe sferën e detyrave të punonjësve tuaj. Kjo garanton një transferim optimal të njohurive me shpenzime minimale.

Avantazhet:  

  • snjë shpenzim udhëtimi për punonjësin tuaj
  • Trajnim direkt në makineritë tuaja
  • Pjesëmarrje e punonjësve nga turne të ndryshme prodhimi
  • Pjesëmarrje e punonjësve nga sfera teknike të ndryshme                                                                       


Përmbajtjen e trajnimit mund ta zgjidhni nga programi ynë i kursit të trajnimit
ose ta përcaktoni vetë plotësisht sipas nevojave. Gjithashtu është i mundur edhe një kombinim midis këtyre të dyjave. Stafi ynë është në dispozicionin tuaj për t'ju këshilluar dhe për të vlerësuar nevojat për trajnim. Në fund, ne përgatisim një ofertë të veçantë të përshtatur sipas nevojave tuaja konkrete.

Jemi në pritje të telefonatës suaj.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!