Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë e përdorura MULTIVAC

MULTIVAC Pro Selection™

Sistemet e përdorura të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC ne i marrim nga klientët tanë me një çmim të arsyeshëm për tregun.

Makineritë e përdorura që i janë nënshtruar remontit kapital ju lehtësojnë kalimin në paketimin automatik. Oferta jonë përfshin gjithmonë mbi 100 makineri nga sfera e paketimit, përpunimit, etiketimit dhe inspektimit, të cilat vihen në dispozicionin tuaj shumë shpejt. Ju mund të mbështeteni shumë shpejt te këto makineri dhe në këtë mënyrë të evitoni ndalimin e prodhimit.

Me blerjen apo marrjen e makinerive të përdorura me leasing apo qira, ju përfitoni të njëjtat avantazhe si për makineritë tona të reja. Këtu futen këshillimi individual dhe vënia në punë në afat të përcaktuar së bashku me instruksionet e detajuara, si dhe servisi i shpejtë teknik, furnizimi pa ndërprerje me pjesë këmbimi origjinale dhe përditësimet e softuerit. Avantazhe të tjera janë historiku i makinerisë i dokumentuar në mënyrë të detajuar dhe garancia e plotë.

Me vulën e cilësisë Pro Selection™ për makineritë që i janë nënshtruar remontit kapital nga MULTIVAC, ne garantojmë cilësinë dhe sigurinë që mund t'jua ofrojë vetëm prodhuesi origjinal. Makineritë Pro Selection™ janë në përputhje me standardet e larta të MULTIVAC dhe përmbushin kërkesat për sigurinë që janë aktualisht në fuqi. Remonti kapital kryhet nga ekspertët e MULTIVAC duke përdorur pjesë origjinale MULTIVAC. Përveç kësaj, të gjitha makineritë Pro Selection™ ofrohen me garanci nga MULTIVAC.

MULTIVAC used machines:
MULTIVAC Resale & Service
13.30 MB PDF

Shkarkuar PDF
Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!