Këshillimi individual nga MULTIVAC
Përfitoni nga kompetenca e madhe e ekspertëve tanë që janë në dispozicionin tuaj për një këshillim individual
Me zgjedhjen e një sistemi të prodhimit të ambalazhit dhe paketimit nga MULTIVAC ju nuk vendosni vetëm për cilësinë dhe efikasitetin më të lartë, por edhe për kujdesin gjithëpërfshirës dhe servisin perfekt.
Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për këshillim për ambalazh, testim ambalazhi apo optimizim i proceseve të punës: në ofertat tona të këshillimit të përshtatura sipas klientit ju mund të mbështeteni në ekspertizën dhe përvojën e ekspertëve tanë.
Konsulentët me përvojë për klientët në të kompanitë bija janë pranë klientëve tanë dhe i njohin rrethanat lokale. Ata ju këshillojnë në mënyrë të plotë dhe ju ofrojnë mbështetjen e tyre për zhvillimin e një zgjidhjeje optimale. Për këtë qëllim, ata bashkëpunojnë ngushtë me specialistët në selinë qendrore në Wolfertschwenden, në Gjermani.