Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Mbi 50 vjet përvojë në teknologjinë e ambalazhit dhe paketimit

MULTIVAC është një nga ofruesit lider në botë të sistemeve për prodhimin e ambalazheve dhe paketimit, të cilat përdoren për paketimin e të gjitha llojeve të ushqimit dhe të produkteve të kujdesit shëndetësor dhe ato farmaceutike, por gjithashtu edhe për paketimin e artikujve industrialë.

Portofoli i produkteve tona mbulon pothuajse të gjitha nevojat e klientëve dhe përveç makinerive termike të prodhimit të ambalazheve përfshin edhe makineri ngjitëse të vasketave, makineri me dhomë vakuumi, si dhe sisteme të kontrollit të cilësisë dhe etiketimi, deri te linjat e plota me "çelësa në dorë".

Në këtë mënyrë klientët tanë përfitojnë nga njohuritë e konsoliduara të procesit dhe për sistemet, si dhe nga shërbimi i këshillimit gjithëpërfshirës nga një dorë e vetme.

MULTIVAC:
BETTER PACKAGING
9.41 MB PDF

Shkarkuar PDF

Sisteme për prodhimin e ambalazheve dhe paketimit për përdorime të ndryshme

Një ambalazh i mirë përmbush disa detyra. Pikësëpari ai duhet të mbrojë produktin e paketuar në mënyrë optimale dhe të kujdeset që ai të arrijë i padëmtuar te marrësi. Në pikën e shitjes, ambalazhi ka edhe funksion reklamimi.

Me sistemet e tij të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC mbulon të gjitha fushat e degëve të industrisë ushqimore - që nga ëmbëlsirat te mishi, shpendët dhe peshku e deri te produktet e qumështit, si dhe frutat dhe perimet. Për këtë qëllim, sistemet përshtaten sipas kërkesave nga më të ndryshmet në lidhje me rendimentin dhe automatizimin.

Në fushën e produkteve farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor, makineritë MULTIVAC mundësojnë paketimin praktik dhe ekonomik të produkteve mjekësore dhe të medikamenteve. Sigurisht që makineritë tona plotësojnë kërkesat tuaja të veçanta lidhur me sigurinë, gjurmueshmërinë dhe përsëritjen e proceseve tuaja.

Për mallrat e konsumit dhe artikujt industrialë, MULTIVAC ofron sisteme me një mbrojtje maksimale nga ndikimet mekanike dhe nga ndikimet e mjedisit. Portofoli i makinerive tona përfshin gjithashtu konceptet për paketimet me mbrojtje të integruar kundër vjedhjes dhe të ambalazheve të mbrojtura kundër falsifikimit.

Qëndrueshmëria

Si kompani që vepron në rang ndërkombëtar, ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë për interesat e kompanisë dhe të punonjësve tanë. Në plan të parë në marrëdhëniet tona të përditshme qëndron siguria dhe një mjedis ku çdokush respektohet.

Ne zhvillojmë sisteme për prodhimin e ambalazheve dhe paketimi, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e burimeve dhe për një ergonomi dhe efiçencë të lartë. Në këtë mënyrë ne krijojmë vlerë të shtuar për klientët tanë. Në përfundim, sistemet tona të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit kontribuojnë gjithashtu në mbrojtjen e produktit të paketuar dhe në zgjatjen e afatit të përdorimit të tij, duke reduktuar në këtë mënyrë produktet skarco përgjatë zinxhirit logjistik.

Në përgatitjen e makinerive tona ne ndjekim një qasje kursimtare dhe të qëndrueshme të burimeve. Të gjitha nivelet e prodhimit projektohen sa më ekologjike që të jetë e mundur. Kjo vlen për çdo hap të përgatitjes dhe për eliminimin e të gjitha mbetjeve të aksesorëve të prodhimit.

Grupi i kompanive MULTIVAC

Grupi MULTIVAC ka të punësuar në mbarë botën rreth 5200 punonjës, nga të cilët rreth 1900 prej tyre në qendrën kryesore në Wolfertschwenden. Ne jemi të pranishëm në të gjithë kontinentet me më shumë se 80 kompani bija. Servisi ynë i shtrirë në çdo anë dhe mundësia e madhe e kontaktimit garantojnë një disponueshmëri maksimale për të gjitha makineritë e instaluara MULTIVAC. Më shumë se 1000 konsulentë dhe teknikë servisi në mbarë botën vënë në shërbim të klientëve ekspertizën dhe përvojën e tyre.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!