Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Parimet që na udhëheqin

Ambalazhi mbron mallrat tona dhe ruan cilësinë e tyre. Ruajtja e vlerave - kjo është ajo që na shtyn si prodhues të makinerive të paketimit në biznesit e përgjithshëm të kompanisë së sonë.

Ne zhvillojmë sisteme prodhimi ambalazhi dhe paketimi me përfitim të lartë për klientin dhe në këtë mënyrë ndihmojmë në rritjen, forcën novatore dhe suksesin e qëndrueshëm të klientëve tanë. Jemi krenarë që ne vendosim standarde lidhur me teknologjinë, efikasitetin dhe besueshmërinë, dhe kujdesemi për një qasje ekonomike për materialet e ambalazhit dhe burimet e tjera.

Ne kujdesemi në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet e çmueshme me klientët, punonjësit, partnerët tanë të biznesit dhe me personat e tjerë në sferën e punës sonë, si dhe jemi një partner i besueshëm për grupet e interesit.

Paketim më i mirë MULTIVAC

MULTIVAC nuk është lider vetëm për besueshmërinë dhe cilësinë që ofron, por edhe për këshillimin e plotë e gjithëpërfshirës që bazohet në një ekspertizë unike në industrinë e ambalazheve dhe paketimit.

Pretendimi ynë është që klientëve tanë t'u ofrojmë gjithmonë zgjidhjen e plotë më efikase. Për këtë qëllim ne zhvillojmë teknologji nga më të ndryshmet dhe e plotësojmë vazhdimisht portofolin e produkteve tona me sisteme të reja prodhimi ambalazhi dhe paketimi.

Me rrjetin tonë të shtrirë në mbarë botën që përbëhet nga kompanitë e shitjeve dhe të servisit ne jemi gjithmonë pranë klientëve dhe ofrojmë një servis lider në llojin e tij.