Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Të punosh në grupin MULTIVAC

Një nga faktorët më të rëndësishëm të suksesit tonë: punonjësit tanë

Në selinë tonë kryesore në Wolfertschwenden dhe në më shumë se 140 vende ne kemi aktualisht të punësuar mbi 4700 persona dhe në këtë mënyrë vëmë njohuritë tona të specializuara në dispozicion të klientëve tanë në mbarë botën. Ekspertët tanë e ofrojnë mbështetjen jo vetëm që të zgjidhni një sistem optimal prodhimi ambalazhi dhe paketimi sipas kërkesave tuaja, por kujdesen edhe për një disponueshmëri maksimale të makinerive tuaja MULTIVAC.

Njerëzit në kompaninë tonë janë pasuria më e çmuar dhe investimi më i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Si motivim për individët ne përdorim marrëdhëniet afatgjata të punës dhe një ambient pune të mirë. Për të gjithë punëtorët në kompaninë tonë ne dëshirojmë të ofrojmë një ambient me mundësi zhvillimi të karrierës profesionale. Ne angazhohemi në mënyrë të veçantë për formimin tuaj aktual dhe formimin e vazhdueshëm profesional.

Çfarë na bën punëdhënës atraktiv?

Ne ju caktojmë detyra të gjithanshme dhe interesante. Jemi kompani ndërkombëtare: me mbi 70 kompani bija ne jemi të pranishëm në të gjithë kontinentet. Ne u ofrojmë punonjësve tanë mundësi zhvillimi të karrierës, ndër të cilat edhe pozicione teknike dhe drejtuese. MULTIVAC është gjithmonë në rritje dhe dallohet për hierarkinë e sheshtë që e karakterizon.

Pozicione të lira pune

Këtu do të gjeni të gjitha pozicionet aktuale të lira të punës në grupin MULTIVAC në vende të ndryshme.

Filtri i degëve
Filtri i degëve të MULTIVAC
Jeni të interesuar për një zgjidhje paketimi për një degë të caktuar?

Ruani këtu filtrin tuaj të degës së MULTIVAC dhe gjatë vizitës suaj në faqen e internetit të MULTIVAC do t'ju shfaqet vetëm informacionet që lidhen me degën tuaj.

Provojeni tani!
Mirë se u kthyet!

Gjatë vizitës suaj të fundit në faqen tonë të internetit ju keni përdorur filtrin tuaj të degëve të MULTIVAC. Vazhdoni me këtë cilësim ose ndryshoni këtu përzgjedhjen tuaj.

Ju urojmë sa më shumë argëtim!