MULTIVAC
Sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha në mbarë botën përfitojnë nga përvoja jonë shumëvjeçare në fushat e paketimit, të përpunimit, etiketimit, të kontrollit të cilësisë, të futjes nëpër kartonë dhe të sistemimit në paleta – ashtu siç përfitojnë nga ekspertiza jonë e plotë në proceset e prerjes në feta, të ndarjes në porcione dhe të përpunimit të brumit.
Si ofrues i gjithanshëm me kompetencë të lartë në automatizim dhe linja prodhimi, vëmendja jonë është gjithmonë e fokusuar në lidhjen efikase të të gjitha funksionaliteteve që gjenden në fazat përpara dhe pas procesit të paketimit. Konceptet e qëndrueshme për prodhimin e paketimeve plotësojnë të gjithë spektrin e shërbimeve.
Zgjidhjet e paketimit nga MULTIVAC mbrojnë ushqimet në mënyrë të besueshme dhe garantojnë afat përdorimi dhe higjienë optimale përgjatë zinxhirit logjistik.
Ato mundësojnë prodhim ekonomik të llojeve të paketimit nga më të ndryshmet: nga paketimet efikase të procesit, te kolitë e mëdha fleksibël e deri te paketimet tërheqëse për konsumatorin. Gjithashtu, mund të realizohen në mënyrë fleksibël madhësi paketimi të shumëllojshme, gama e të cilave shtrihet nga paketimet me një dhe shumë artikuj, sipas nevojave të konsumatorit, e deri te paketimet e shumëfishta dhe ato familjare.
Për MULTIVAC, tema e qëndrueshmërisë është prej kohësh një prioritet i kategorisë së lartë. Qëllimi ynë: përdorimi sa më i vogël i mundshëm i burimeve dhe i materialeve në prodhimin e paketimeve të të gjitha llojeve për ushqimet. Paralelisht me këtë, ne nxisim zhvillimin e materialeve të reja të paketimit prej lëndëve të para të qëndrueshme dhe mono materialeve, si dhe u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje paketimi me aftësi riciklimi të përmirësuar.
Zgjidhjet që MULTIVAC ofron për mishin e papërpunuar dhe atë të përpunuar bindin me nivelin e lartë të fleksibilitetit dhe të kosto-efektivitetit. Me makineritë tona për prodhimin termik të ambalazheve dhe paketim dhe makineritë me dhomë vakuumi, si dhe me makineritë mbyllëse të vasketave realizohen me efikasitet paketime për transport, për pjekje dhe për konsum të llojeve nga më të ndryshmet. Paketimet atraktive me vakuum MultiFresh™, ashtu si edhe paketimet FormShrink®, impresionojnë me paraqitjen e shkëlqyer dhe përdorimin e reduktuar të materialeve. Dhe portofoli ynë i plotë i materialeve të paketimit prej "PaperBoard" përmbush kërkesat aktuale për sa i përket aftësisë së riciklimit dhe qëndrueshmërisë.
Me zgjidhjet e automatizuara për ndarjen në porcione të mishit të freskët ose të ngrirë, me dhe pa kocka, si dhe me lidhjen e tyre optimale me makineritë tona të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit dhe makineritë mbyllëse të vasketave, klientët tanë përfitojnë nga zgjidhjet e plota, të cilat bindin me efikasitetin dhe higjienën maksimale të tyre.
Për prerjen, mbushjen dhe paketimin e produkteve të sallamit dhe proshutave, portofoli gjithëpërfshirës i MULTIVAC ofron zgjidhjen më efikase dhe më ekonomike në çdo klasë rendimenti.
Pajisjet prerëse në feta që konfigurohen individualisht, sistemet e furnizimit dhe makineritë e paketimit mundësojnë një larmi porcionesh dhe paketimesh. Për shembull, përveç paketimeve klasike me formim termik të ambalazhit, me vasketa dhe qeska, paketimet me shumë artikuj dhe paketimet e shumëfishta plotësojnë kërkesat aktuale të klientëve. Paketimet atraktive me tkurrje FormShrink®, si dhe paketimet MultiFresh™ dhe MultiSkin™ ndërthurin efikasitetin më të lartë të materialit të paketimit me qëndrueshmërinë maksimale.
Pajisjet inovative të prerjes në feta MULTIVAC impresionojnë me rezultatet e mahnitshme në prerje brenda një diapazoni të madh temperaturash – me rendimentin maksimal, produktivitetin e përmirësuar, humbjet minimale dhe modelet tërheqëse të ambalazhimit. "MULTIVAC-Centrifuge-Feeder" (MCF) është një sistem i fuqishëm për ndarjen e veçantë që mbron produktin dhe për mbushjen e salsiçeve të së njëjtës formë, i cili mund të integrohet pa ndërprerje në linjat e paketimit.
Qofshin copa djathi, pjesë djathi trekëndëshe, rrota të vogla djathi apo djathë në feta – spektri i zgjidhjeve të MULTIVAC shtrihet nga paketimet klasike të maturimit dhe të vetëshërbimit, deri te konceptet e paketimit të qëndrueshëm. Ai përmbush kërkesat më të rrepta lidhur me higjienën, afatin e ruajtjes, përdorimin e materialeve dhe aftësinë e riciklimit, si dhe garanton mbrojtje maksimale të produktit. Paketimet atraktive MultiFresh™ dhe MultiSkin™ ndërthurin efikasitetin më të lartë të materialit të paketimit me qëndrueshmërinë maksimale.
Me pajisjet tona inovative të prerjes në feta dhe me ekspertizën tonë të provuar të njohjes së të gjithë procesit ne realizojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe me efikasitet të lartë, të cilat karakterizohen nga ndërveprimi unik në këtë treg midis ushqimit që do të pritet, sistemit prerës dhe procesit të paketimit.
Zgjidhjet e paketimit MULTIVAC kontribuojnë në masë të konsiderueshme për zgjatjen e afatit të ruajtjes së peshkut të freskët, të tymosur ose të përpunuar, si dhe të frutave të detit, dhe mundësojnë një prezantim joshës në pikën e shitjes.
Për shembull, një model tërheqës për këtë janë paketimet me fletë mbulesë e vakuum MultiFresh™. Gjatë këtij procesi, filmi mbështjellës i sipërm mbështillet ngushtë rreth produktit delikat dhe ngjitet me filmin e poshtëm në të gjithë sipërfaqen. Kështu mund të mbështillen në mënyrë të sigurt edhe ushqimet me pjesë të mprehta ose të forta, si p.sh. halat ose lëvozhgat dhe të fiksohen në kutinë e paketimit. Vakuumi në paketim kontribuon për të zgjatur afatin e ruajtjes së ushqimit.
Makineritë e paketimit MULTIVAC përmbushin kërkesat më të larta për sa i përket higjienës, produktivitetit dhe automatizimit. Përveç materialeve standarde të paketimit, ato përpunojnë në mënyrë efikase dhe të besueshme materialet e qëndrueshme "PaperBoard" nga MULTIVAC, si dhe filmat mbështjellës për peshkun sipas Agjencisë Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA).
Ushqime tipike të gatshme, si lazanja, pica, gulash, snacks, antipasta, perime, sallatë ose edhe produkte të freskëta që priten në copa dhe përbërës menyje – ushqimi praktik është tashmë një trend më shumë se kurrë më parë. Për paketimin efikas dhe njëkohësisht ekonomik të produkteve nga më të ndryshmet në paketime me formim termik, në vasketa ose qese, portofoli i MULTIVAC ofron zgjidhje të larmishme në të gjitha klasat e performancës dhe në të gjitha shkallët e automatizimit.
Po ashtu, karakteristikat e paketimit përshtaten sipas procesit të prodhimit dhe dëshirave të klientit. Nga mbushja e nxehtë e produktit e deri te konservat pa xham dhe llamarinë, zgjidhjet tona mbulojnë një spektër gjithëpërfshirës.
Koncepti inovativ i paketimit MultiCook™ është në shërbim të tendencave të konsumatorëve për përgatitjen komode dhe të besueshme në shtëpi të ushqimeve të cilësisë së lartë. Ushqimet e paketuara me film mbështjellës për përdorim në furrë, që më pas ngrihen ose ftohen, mund të zihen ose të piqen brenda paketimit të tyre. Për këtë qëllim, sistemi i paketimit është i ndërtuar në mënyrë të tillë që pas arritjes së një presioni të caktuar brenda furrës ai hapet vetë dhe më pas vazhdohet me procesin e skuqjes.
Portofoli i MULTIVAC përfshin zgjidhje të shumëllojshme për paketimin e frutave, sallatave, erëzave dhe perimeve të freskëta, të cilat përshtaten në mënyrë të përkryer me produktet përkatëse, me procesin e tyre të pjekjes, si dhe me strukturat logjistike. Në sajë të teknologjive dhe koncepteve të ndryshme të makinerive, luleshtrydhet, kivit ose sallatat e frutave, por edhe trangujt, patatet, sallata apo karotat mund të paketohen në mënyrën e duhur për produktin, me efikasitet të lartë dhe para së gjithash me leverdi ekonomike.
Me "FreshSAFE", MULTIVAC ofron gjithashtu një sistem inovativ paketim për makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit dhe makineritë mbyllëse të vasketave. Si rezultat i perforimit të filmit mbështjellës të sipërm gjatë procesit të paketimit mund të përpunohet film mbështjellës i zakonshëm me kosto efektive. Përveç kësaj, edhe paketimi "Topseal" që lejon ajrosjen, me filmin mbështjellës të hapur në formë rrjete, paraqet një mundësi të qëndrueshme për të zgjatur afatin e ruajtjes së produkteve, të cilat kërkojnë një shkëmbim të lartë të ajrit nga koha e vjeljes deri në kohën e konsumit.
Copa të vogla pastiçoje, sanduiçe, shkopinj çokollate, fruta të thata, qofte dhe vakte të vogla – paketimi i shijeve nga më të ndryshmet për të thyer urinë e vogël gjatë ditës është shumë ekonomik me MULTIVAC. Zgjidhjet tona që përshtaten sipas kërkesave janë, në sajë të fleksibilitetit dhe efikasitetit të lartë të tyre, të destinuara në mënyrë të veçantë për paketimin e vakteve të ndërmjetme në paketime me formim termik, në kupa dhe tasa, në qese, në paketime me porcione, si dhe në paketime të kombinuara dhe të shumëfishta – në sasi të vogla dhe të mëdha. Këtu plotësohet çdo dëshirë në drejtim të mbrojtjes së produktit, të dizajnit dhe të funksionalitetit.
Për prezantimin joshës dhe për të bërë diferencën në pikën e shitjes, ju keni në dispozicion të gjithë gamën e zgjidhjeve tona inovative të etiketimit, duke përfshirë edhe etiketimin "Full-Wrap". Dhe në drejtim të qëndrueshmërisë, ne vendosim standarde të reja në treg me materialet tona unike të paketimit "PaperBoard" nga MULTIVAC.
Produkte për pjekje të klasit të parë dhe plot shije – zgjidhjet tona inovative për përpunimin e brumit dhe paketimin e bukës, të panineve, picave, ëmbëlsirave ose vakteve të ndërmjetme janë pararendëse në çdo aspekt. Portofoli në fushën e përpunimit të brumit shtrihet nga makinat e hapjes së brumit te linjat fleksibël gjysmë-automatike e deri te linjat teke industriale.
Në sajë të teknologjive inovative për paketimin me vakuum dhe atmosferë të mbrojtur, me makineritë e paketimit MULTIVAC mund të paketohen edhe produkte delikate për pjekje dhe produkte brumi, në mënyrë të sigurt, delikate dhe duke zgjatur afatin e ruajtjes së tyre.
Knorrevången Slakt AB in the Swedish town of Gilmåkra is one of the ten largest slaughtering companies in the country. The slaughtered animals are supplied either whole or in sections to the wholesale trade, but a large part of the fresh meat is also supplied pre-portioned to processing companies. There it is further…
Cater Food mainly processes pork and beef in both premium and bio grades. Since the two existing machines at the Herrup site were barely able to cope with the constantly rising production quantities, the Danish company, which has seen strong growth in recent times, decided to invest in a R 515 thermoforming packaging…
Convenience products are popular worldwide. The right packaging presents these practical food products attractively and extends their shelf life.
The restaurant company Figlmüller puts its trust in chamber machines from MULTIVAC.
MULTIVAC offers a wide range of solutions for convenience products of all kinds: from typical ready-to-serve meals to menu components, snacks, vegetables, and fresh-cut products.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.