MULTIVAC
Produktet elektronike gjysmë të gatshme janë tejet delikate, si në procesin e prodhimit, ashtu edhe gjatë transportit. Materialet antistatike ose izoluese të paketimit mund të përpunohen me siguri dhe besueshmëri në sistemet e paketimit të MULTIVAC. Zgjidhjet tona të paketimit janë në përputhje me rregulloret e VDE-së dhe plotësojnë kështu kërkesat e veçanta të secilit sektor, si për shembull industria e gjysmëpërcjellësve.
Diferencimi i produkteve në pikën e shitjes mund të bëhet vetëm kur produktet përfundimtare të cilësisë së lartë prezantohen në mënyrë të përkryer dhe informacionet më të rëndësishme të produktit janë lehtësisht të lexueshme. MULTIVAC nuk disponon vetëm ekspertizën për paketimin funksional në blister, por ka gjithashtu një kompetencë të lartë në drejtim të mbrojtjes kundër vjedhjes dhe mbrojtjes së origjinalitetit.
Prodhuesit e komponentëve mekanikë shpesh disponojnë një gamë shumë të madhe produktesh, të cilat shiten në kombinime, madhësi paketimi dhe materiale paketimi nga më të ndryshmet. Të gjitha kërkesat që burojnë prej tyre, MULTIVAC i plotëson me zgjidhjet e paketimit me efikasitet të lartë, të cilat ofrojnë gjithashtu njëkohësisht fleksibilitet maksimal dhe mundësi të thjeshtë konvertimi.
Përveç prezantimit të produktit sipas markës në pikën e shitjes, paketimet në blister mundësojnë shikimin e pakushtëzuar të produktit dhe sipërfaqen e reklamës. Si rezultat, konsumatori përfundimtar mund ta identifikojë shpejt dhe lehtë produktin brenda ofertës së përgjithshme.
Në sajë të paketimit me izolim hermetik, brenda paketimit nuk mund të futet as lagështia dhe as oksigjeni. Në të njëjtën kohë, asnjë substancë dhe asnjë aromë e produktit nuk mund të dalë jashtë në mjedis. Kështu reaksionet e padëshiruara kimike parandalohen dhe punonjësit në vendet përkatëse të punës mbrohen në mënyrën më të mirë. Njëkohësisht rritet edhe jetëgjatësia e përdorimit e lidhjeve kimike.
Paketimet për produktet kimike përfundimtare nuk ofrojnë vetëm të gjitha funksionet mbrojtëse të nevojshme, por mënjanojnë edhe krijimin e aromave të pakëndshme në ambientin e shitjes dhe në magazinë.
Objektet me vlerë, si kristalet, kartëmonedhat apo dokumentet, mund të paketohen me sistemet e paketimit MULTIVAC në mënyrë të sigurt, të mbrojtur dhe me parametra precizë të përsëritshëm të procesit. Këto kërkesa MULTIVAC i përmbush në sajë të përvojës së tij shumëvjeçare dhe ai është pararendës në sektorët e tillë si paketimi me siguri kundër vjedhjes dhe falsifikimit.
MULTIVAC ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për komunikimin e vlerave të markave tuaja dhe për diferencimin e produkteve nëpërmjet paketimit tërheqës dhe funksional në të njëjtën kohë. Koncepti i makinerive tona mundëson prodhimin e paketimeve në blister me pjesë të pasme prej kartoni, si dhe paketime në blister me film të printuar në të dyja anët.
Përshtypja e parë është e rëndëishme. Kjo vlen edhe për artikujt e higjienës dhe të artikujve të para farmacive, sepse shpesh konsumatori vendos vetëm në pikën e shitjes për secilën markë. Një paketim tërheqës dhe funksional kontribuon në suksesin e tregtimit të një produkti dhe një zgjidhje efikase paketimi garanton në vazhdimësi edhe suksesin ekonomik.
Karakteristikat organoleptike të ushqimit të kafshëve duhet të mbrohen nga paketimit dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të krijojnë asnjë aromë të pakëndshme në ambientin e shitjes ose gjatë ruajtjes në shtëpi. Me anë të mbylljes hermetike me shiritat ngjitës që mbajnë për shumë kohë, zgjidhjet e paketimit nga MULTIVAC garantojnë freski dhe afat përdorimi maksimal të ushqimit dhe ruajnë aromën e tij.
Në paketimin e mbyllur në mënyrë të qëndrueshme produktet mbrohen me besueshmëri nga ndikimet e mjedisit. Gjatë paketimit me vakuum ose atmosferë të mbrojtur, pjesa e mbetur e oksigjenit dhe atmosfera e paketimit kontrollohen në mënyrë precize.
Një paketim i përputhur në mënyrë individuale sipas karakteristikave dhe formës së produktit mund ta mbrojë produktin më së miri nga stresi mekanik.
Materialet e paketimit me karakteristika të përshtatshme penguese e mbrojnë produktin tuaj nga rrezatimi.
Sistemet e paketimit MULTIVAC mund të përpunojnë materiale paketimit antistatike ose izoluese. Ajo çfarë fillohet në vendin e punës gjatë prodhimit të produkteve me mbrojtje ESD vazhdohet më tej edhe me procesin e paketimit dhe transportit.
Në produktet me vlerë të lartë mbrojtja kundër vjedhjes është një kriter përcaktues.
Për mbrojtjen mekanike kundër vjedhjes ekziston mundësia që të prodhohen paketime të forta dhe me mbyllje të qëndrueshme, të cilat nuk mund të hapen pa një mjet ndihmës në dyqan.
Për mbrojtjen e elektronike kundër vjedhjes, sistemet e paketimit MULTIVAC mund të pajisen me makineri etiketimi që mund të vendosin etiketa RFID edhe në brendësi të paketimit.
Produktet e vogla mund të paketohen në pako blister mjaftueshëm të mëdha që vështirësojnë fshehjen e tyre dhe i bëjnë të panevojshme pajisjet e mbrojtjes kundër vjedhjes në dyqan.
Ekspertët e paketimit të MULTIVAC janë të gatshëm t'ju këshillojnë personalisht kur bëhet fjalë për t'i paketuar produktet tuaja me mbrojtje kundër falsifikimit. Një zgjidhje standarde kundër falsifikimit është vendosja e etiketave RFID në paketim. Gjithashtu mund të përpunohen edhe holograme.
Për paketimin e produkteve industriale dhe të mallrave të konsumit ne ofrojnë procese të ndryshme, të cilat mund të projektohen individualisht sipas kërkesave të klientit.
Në konsultim me klientët në bazë të kërkesave komplekse të produktit krijohet një dizajn i produktit që ne e përdorim në paketimet model për realizimin e provave të ndryshme. Për këtë kemi në dispozicion qendrat e zbatimit në mbarë botën që janë të pajisura me teknologjitë më moderne, me pajisje të shumëllojshme matëse dhe me ekspertë kompetentë në zbatim. Mbështetja jonë ofrohet si në fazën e zgjedhjes së materialeve të paketimit, ashtu edhe në realizimin e formave të paketimit nga më sfidueset për prezantimin dinjitoz të produkteve tuaja.
MULTIVAC ka zhvilluar zgjidhje të shumta për të optimizuar konsumin e materialit të paketimit, si për shembull reduktimi i mbetjeve, i pjesës së ngjitjes dhe i shiritit anësor gjatë prodhimit të paketimeve me formim termik. Në të njëjtën kohë modeli i paketimit mund të kontribuojë në reduktimin e mëtejshëm të konsumit të filmit mbështjellës.
MULTIVAC ofron zgjidhje paketimi me nivele të ndryshme automatizimi, nga sistemet manuale dhe gjysmë-automatike deri te linjat e paketimit plotësisht të integruara "me çelësa në dorë". Për këto, ne prodhojmë vetë sistemet e përpunimit, sistemet e veçimit dhe transportimit, si dhe zgjidhjet e identifikimit dhe të kontrollit të cilësisë. Ne integrojmë gjithashtu pa problem edhe komponentë nga prodhues të tjerë në zgjidhjet tona të paketimit.
MULTIVAC Track & Trace™ mundëson një identifikimin të saktë të lotit ose individual të paketimeve. Të dhënat e origjinës dhe të prodhimit transferohen të paprekura gjatë procesit të paketimit dhe vendosen mbi paketim.
MULTIVAC Track & Trace™ mundëson një identifikimin të saktë të lotit ose individual të paketimeve. Të dhënat e origjinës dhe të prodhimit transferohen të paprekura gjatë procesit të paketimit dhe vendosen mbi paketim.
Konceptet e paketimit të qëndrueshëm janë prek kohësh praktikë e përditshme e MULTIVAC. Për kët ne mbajmë gjithmonë parasysh qarkullimin e përgjithshëm të materialeve. Kjo vlen jo vetëm për përdorimin e makinerive, por edhe për të gjithë ciklin e jetëgjatësisë. Për këtë arsye, makineritë tona të paketimit janë jo vetëm mbrojtëse të burimeve, por janë gjithashtu jashtëzakonisht jetëgjata për të kursyer burimet.
Qëllimi ynë është që zgjidhjet e paketimit MULTIVAC të përmbushin kërkesat e klientit dhe kërkesat ligjore sa më shpejt, në mënyrë sa më efikase dhe sa më ekonomike që të jetë e mundur. Në këtë drejtim, ekipi ynë i ekspertëve ju ofron një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse dhe asistence teknike.
Në konsultim me klientët në bazë të kërkesave komplekse të produktit krijohet një dizajn individual i produktit. Me skicat 3D të paketimit dhe modelet ne zhvillojmë paketimin optimal për çdo produkt, si dhe të gjitha kërkesat e performancës. Për këtë kemi në dispozicion qendrat e zbatimit në mbarë botën që janë të pajisura me teknologjitë më moderne, me pajisje të shumëllojshme matëse dhe me ekspertë kompetentë në zbatim.
Për t'u familjarizuar me funksionimin, mirëmbajtjen dhe kujdesin për makinerinë tuaj ne ofrojmë kurse trajnimi gjithëpërfshirëse. Ose në qendrat tona të trajnimit në mbarë botën, ose direkt në ambientin tuaj. Trajnimi bazohet te praktika dhe kryhet direkt në makineri dhe ju i merrni materialet e trajnimi edhe në formë të shkruar në përfundim të tij. Në këtë mënyrë ju mund të eksploroni tërësisht potencialin e zgjidhjes suaj të re të paketimit nga MULTIVAC.
Nga ideja fillestare deri te prova e parë e funksionimit – në realizimin e zgjidhjes suaj të paketimit në krah ju qëndron një ekip projekti kompetent dhe me përvojën e duhur, i cili ju shoqëron që vlerësimi i parë deri në zbatimin e zgjidhjes së paketimit. Instruktimi i punonjësve tuaj dhe pranimi përfundimtar i makinerive përmbyll procesin e vënies në përdorim.
Shërbimi teknik i MULTIVAC garanton disponueshmëri maksimale të zgjidhjeve të paketimit. Qofshin punim mirëmbajtjeje apo riparimi, eliminim defektesh ose rinovime – këshilluesi i shërbimit për klientin dhe teknikët e servisit në qendrat rajonale janë aty për t'ju ndihmuar.
Pjesët e këmbimit MULTIVAC garantojnë jo vetëm një funksionim pa probleme dhe jetëgjatësi maksimale, por gjithashtu plotësojnë kërkesat e standardeve më të larta të sigurisë. Në sajë të logjistikës tonë të pjesëve të këmbimit të shpërndarë në mbarë botën dhe magazinimit të decentralizuar në pikat tona mbështetëse të shërbimit, ne garantojmë një furnizim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës me pjesë këmbimi origjinale me cilësinë MULTIVAC.
Me shërbimin tonë të rinovimit për makineritë e paketimit MULTIVAC me konstruksion modular ju mund t'u përgjigjeni me fleksibilitet kërkesave të reja të tregut dhe të klientëve tuaj. Ne jemi të gatshëm për t'ju këshilluar për mundësitë e rinovimit për zgjidhjet tuaja të paketimit.
Packaging solutions:
Industrial and consumer goods
6.92 MB PDF
By using different material and packaging concepts, manufacturers can make an important contribution to meeting the current market demands with regard to sustainable packaging solutions.
MULTIVAC is redefining thermoforming packaging with its X-line. Thanks to its seamless digitalisation, comprehensive sensor system and its networking with the MULTIVAC Cloud, the X-line creates a new dimension when it comes to packaging reliability, quality, performance and future-proofing.
MULTIVAC Pack Pilot is cloud-based software, which supports operators in setting up the packaging machine to the optimum degree, without a high level of expert knowledge being required.
With its IPC08 machine control and HMI 3 user interface, MULTIVAC is heralding the start of a new era of operating convenience for packaging machines. The focus of this development was on all machine users and their needs. The innovative concept, together with a new generation of machines, will be presented at…
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.