MULTIVAC
Zgjidhjet tona të paketimit janë projektuar sipas kërkesave më të larta në drejtim të kushteve të dhomës së pastër, sigurisë së procesit dhe gjurmueshmërisë. Ato ofrojnë një mbrojtje maksimale të produktit dhe kështu kontribuojnë në sigurinë e paketimit.
Makineritë tona të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC Clean Design™ garantojnë një paketim të sigurt të produkteve mjekësore sterile me kushtet e një dhome të pastër. Ato mund të projektohen në mënyrë individuale sipas kërkesave të produkteve të veçanta.
Makineritë mbyllëse të vasketave MULTIVAC janë zgjidhja ideale për paketimin e produkteve mjaft sensitive në sasi të vogla ose për paketimet e kombinuara. Në veçanti në kombinim me konceptet tona "Tray-Carrier", makineritë mbyllëse të vasketave mund të integrohen në zgjidhjet plotësisht të automatizuara të paketimit, të cilat shquhen për efikasitetin dhe sigurinë maksimale të procesit. Makineritë tona mbyllëse të vasketave bëjnë të mundur prodhimin e paketimeve me vakuum ose me atmosferë të modifikuar.
Makineritë tona me dhomë vakuumi të serisë "TC" janë projektuar sipas kërkesave të veçanta të industrisë së shkencave të jetës dhe të kujdesit shëndetësor. Ato mundësojnë një paketim profesional GMP për sa i përket cilësisë së paketimit, sigurisë së procesit dhe përshtatshmërisë me "dhomën e pastër".
Makineritë me dhomë MULTIVAC përpunojnë qeska prej materialesh të ndryshme dhe janë të përshtatshme për prodhimin e paketimeve me atmosferë të mbrojtur me përmbajtje oksigjeni të kontrolluar ose për prodhimin e paketimeve me vakuum.
Për etiketimin e paketimeve portofoli ynë ofron sisteme printimi direkt me siguri funksionimi dhe përdorim fleksibël, si dhe makineri etiketimi. Ne integrojmë edhe sisteme etiketimi të prodhuesve të tjerë në zgjidhjet tona të paketimit.
Sistemet e printimit direkt
Sistemet e printimit direkt përdoren si për printimin në seri me printime seri (tekst dhe elemente grafike), ashtu edhe për etiketimin me të dhëna të ndryshueshme.
Sistemet e etiketimit
Sistemet e etiketimit MULTIVAC mundësojnë vendosjen e etiketave mbi paketimet parësore dhe dytësore në pozicione nga më të ndryshmet. Për këtë ne ofrojmë sisteme në seri që integrohen direkt në një makineri paketimi, por edhe zgjidhje offline që etiketojnë produktet jashtë sistemit të paketimit.
Sistemet tona të inspektimit punojnë në mënyrë precize dhe të besueshme edhe në shpejtësitë e larta të qarkullimit dhe mund të përdoren për detyra detektimi nga më të ndryshmet: nga kontrolli i tërësisë deri te kontrolli i imazhit të printuar të etiketave.
Ekipet e specialistëve tanë disponojnë një përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e zgjidhjeve të integruara dhe plotësisht të automatizuara të paketimit, të cilat përshtaten sipas kërkesave tuaja. Për këtë ne mbështetemi në komponentët tanë të automatizimit, si modulet e transportimit, sistemet "Tray Carrier" ose sistemet e konvejerëve. Nëse nevojitet, ne integrojmë edhe sistemet ekzistuese me komponentë nga prodhues të tjerë.
Modulet e transportimit MULTIVAC mbështetin automatizimin e sigurt dhe ekonomik të detyrave manuale. Në sajë të ndërtimit modular me sisteme mbërthimi të shkëmbyeshme ato përshtaten shpejt për produkte dhe paketime të ndryshme.
Zgjidhjet e paketimit MULTIVAC për produktet sterile mjekësore garantojnë procese të sigurta, të përsëritshme dhe të gjurmueshme. Portofoli i makinerive tona është projektuar për paketim të produkteve me nivel të ulët mikrobesh dhe grimcash në mjediset e "dhomës së pastër".
Makineritë tona të paketimit janë projektuar për përpunimin e filmave mbështjellës të fortë dhe të butë, fletët e aluminit dhe për përpunimin e materialeve me bazë letrn dhe Tyvek®. Kjo mundëson metoda sterilizimi nga më të ndryshmet.
Fushat tipike të përdorimit për zgjidhjet tona janë
Me makineritë tona të paketimit në modelin e pajtueshëm me GMP ne mundësojmë paketimin fleksibël dhe efikas të produkteve delikate dhe sensitive në paketime individuale ose në paketime të kombinuara. Këtu zgjidhjet tona të automatizimit kontribuojnë në mënyrë të veçantë në sigurinë maksimale të procesit dhe cilësinë e paketimit.
Zgjidhjet tona ofrojnë
Fushat tipike të përdorimit për zgjidhjet tona janë
Klientët përfitojnë nga përvoja shumëvjeçare e degëve dhe kujdesi profesional nga këshilluesit e specializuar të shitjes në terren, si dhe nga drejtuesi i projektit në lokalitetin e kompanisë në Wolfertschwenden.
Çdo projekt fillon me një takim sqarues ku klienti përshkruan kërkesat e veçanta të tij, përshkruan vështirësitë specifike për sektorin dhe produktin dhe përcakton pritshmëritë e tij - kryesisht në formën e pakete specifikimesh. Përveç kësaj, edhe këshilluesit e MULTIVAC ekzaminojnë në detaje proceset ekzistuese të paketimit.
Në bazë të informacioneve të mbledhura, MULTIVAC krijon, në konsultim të ngushtë me klientin, një ofertë dhe skicat e nevojshme të makinerive dhe të formave. Në shumë raste zhvillohen disa zgjidhje të mundshme dhe këto diskutohen me klientin si pjesë e një prezantimi.
Në Qendrën e Trajnimit dhe Inovacionit të MULTIVAC në Wofertschwenden klientët mund të testojnë një zgjidhje të propozuar duke marrë parasysh aspekte të ndryshme të realizueshmërisë së saj. Për këtë ata mund të sjellin produktet e tyre dhe të krijojnë variante të ndryshme paketimi. Nëse nevojitet, MULTIVAC mund të krijojë edhe dizajnin e paketimit sipas specifikimeve të klientit.
Sapo merret një porosi, nis procesi i prodhimit dhe drejtuesi i projektit sqaron, në cilësinë e personit kryesor, konfigurimet përfundimtare të ndërfaqes. Ai merr përsipër komunikimin me klientët dhe sqaron konstruksionin në të ashtuquajturat "takime për diskutimin e dizajnit".
Kur montimi përfundimtar dhe kalibrikimi të ketë përfunduar dhe dokumentacioni i dakordësuar i kualifikimit të jetë krijuar në Wolfertschwenden, projekti është gati për Factory Acceptance Test (FAT), që është pranimi i makinerisë nga klienti në terren.
Sapo makineria dërgohet te klienti, ekipi fillon me instalimin dhe vënien në punë, kryen një provë të pranimit në terren (SAT), nëse nevojitet, ose realizon shërbime plotësuese të validimit. Në të njëjtë kohë kryhet edhe instruktimi dhe trajnimi për makinerinë.
Në vazhdën e një diskutimi përmbyllës, klienti mund të arrijë një marrëveshje me MULTIVAC për mirëmbajtjen e makinerive dhe, sipas rastit, për rikalibrimin e rregullt periodik ose rivalidimin e makinerive. Shërbimi i pas-shitjes në mbarë botën është i disponueshëm në terren në rast problemesh dhe ai ofron pjesë këmbimi origjinale brenda kohës më të shkurtër të mundshme.
Qëllimi ynë është që zgjidhjet e paketimit MULTIVAC të përmbushin kërkesat e klientit dhe kërkesat ligjore sa më shpejt, në mënyrë sa më efikase dhe sa më ekonomike që të jetë e mundur. Në këtë drejtim, ekipi ynë i ekspertëve ju ofron një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse dhe asistence teknike.
Me hyrjen në fuqi të rregullores aktuale për pajisjet mjekësore (MDR) validimi i procesit është shndërruar në një kërkesë ligjore. Si ofrues i zgjidhjeve të plota të paketimit, MULTIVAC ka një përvojë shumë të gjatë me themel. Ekipi ynë i ekspertëve ofron një mbështetje të gjithanshme në realizimin e kërkesave aktuale.
Paketa jonë e kualifikimit dhe validimit është në përputhje me direktivat për GMP, GAMP 5 dhe ISO dhe përfshin ndër të tjera shërbimet e mëposhtme:
Ne ju mbështetim gjithashtu edhe në realizimin e proceseve të kualifikimit dhe validimit lokalisht në terren, si dhe ju ndihmojmë në hartimin e validimeve të veçanta dhe të validimeve retrospektive për zgjidhjet e paketimit të instaluara më parë.
Për të plotësuar kërkesat e pjesës 11 të udhëzuesit CFR 21 të FDA-së, njësia e komandimit IPC mund të plotësohet me funksionet e mëposhtme për monitorimin dhe dokumentimin e procesit të paketimit:
Për të garantuar procese dhe cilësi të përsëritshme të paketimit, ne kryejmë kalibrim të parametrave përkatës të procesit në linjat tona të paketimit. Rezultatet e kalibrimit ne i dokumentojmë në një protokoll kalibrimi dhe që jua vëmë në dispozicion për korrigjimin e devijimeve të mundshme në matje.
Nga ideja fillestare deri te prova e parë e funksionimit – në realizimin e zgjidhjes suaj të paketimit në krah ju qëndron një ekip projekti kompetent dhe me përvojën e duhur, i cili ju shoqëron që vlerësimi i parë deri në zbatimin e zgjidhjes së paketimit.
Spektri i shërbimeve tona përmbyllet me trajnimin e punonjësve tuaj dhe pranimin përfundimtar të zgjidhjes së instaluar të paketimit.
Për t'u familjarizuar me funksionimin, mirëmbajtjen dhe kujdesin për makinerinë tuaj ne ofrojmë kurse trajnimi gjithëpërfshirëse. Ose në qendrat tona të trajnimit në mbarë botën, ose direkt në ambientin tuaj. Trajnimi bazohet te praktika dhe kryhet direkt në makineri dhe ju i merrni materialet e trajnimi edhe në formë të shkruar në përfundim të tij. Në këtë mënyrë ju mund të eksploroni tërësisht potencialin e zgjidhjes suaj të re të paketimit nga MULTIVAC.
Packaging solutions:
Life Science and Healthcare products
8.87 MB PDF
By switching its packaging procedure to MULTIVAC’s versatile
R 245 thermoforming packaging machines and integrating online flexo printers, the medical products manufacturer WRP Asia Pacific, which operates throughout the world, has been able to secure its competitiveness for the coming years - and in doing so, it…
With its patented Debrisoft® wound contact products, Lohmann & Rauscher offers an holistic concept for all aspects of therapeutic wound cleaning, and one which is painless for patients in its application. For these products, the packs have to be capable of being sterilised with ethylene oxide. In order to ensure a high…
Thanks to a wide range of inspection solutions, capable of seamelss integrationd into the packaging line, automated quality control can be performed very reliably, even for high-output applications. MULTIVAC Marking & Inspection offers manufacturers of medical and pharmaceutical products an extensive product portfolio,…
Die Pharmadrucker GmbH is a company specialising in secondary packaging and has more than 40 years of practical experience in working with the pharmaceutical industry. The company relies on the high-performance MR393 labelling system from MULTIVAC
Marking & Inspection on its three folding lines for the versatile…