MULTIVAC
MULTIVAC është një prodhues lider në mbarë botën për makineritë termike të prodhimit të ambalazheve. Ne kemi një përvojë të gjatë shumëvjeçare në prodhimin e këtyre makinerive të prodhimit të ambalazheve dhe shpërndajmë çdo vit mbi 1000 makineri në të gjithë botën. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave tuaja lidhur me paraqitjen e paketimit, rendimentin dhe efiçencën e burimeve. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë tona termike për prodhimin e ambalazheve të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.
Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave tuaja lidhur me prurjen e vasketës dhe të produktit, me transferimin e paketimit, etiketimin dhe inspektimin e cilësisë. Makineritë tona ngjitëse të vasketave integrohen pa asnjë problem në ambientin tuaj të ri ose ekzistues të prodhimit – si makineri më vete, por edhe si linjë prodhimi ambalazhi dhe paketimi plotësisht e automatizuar. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë ngjitëse të vasketave MULTIVAC të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.
Portofoli ynë përfshin makineri me dhomë që vendosen mbi tavolinë, në dysheme, makineri me dy dhoma dhe makineri me dhomë me transportier. Këto makineri integrohen pa asnjë problem në ambientin tuaj të ri ose ekzistues të prodhimit – si makineri më vete, por edhe si linjë e automatizuar prodhimi ambalazhi dhe paketimi. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë MULTIVAC me dhomë vakuumi të jenë hallka me kapacitetin dhe rendimentin më të madh në zinxhirin tuaj të prodhimit.
Duke njohur plotësisht produktet dhe kërkesat tuaja ne zhvillojmë zgjidhje për detyra të shumëllojshme ambalazhimi dhe automatizimi – nga zgjidhjet me proces me një hap të vetëm e deri te sistemet e plota. Si kompani që ofron gjithçka, ne i zhvillojmë dhe i instalojmë vetë sistemet dhe marrim përsipër edhe mirëmbajtjen e tyre nëse na kërkohet.
Mbrojtja e emrit të markës dhe siguria e konsumatorit po bëhen gjithmonë e më të rëndësishme. Sistemet e inspektimit nga MULTIVAC bëjnë të mundur një kontroll efikas të cilësisë dhe garantojnë që paketimi dhe etiketa e tij të jenë pa të meta. Me identifikimin e objekteve të huaja përmes kontrollit të peshës e deri te kontrolli përfundimtar i paketimit ne ju ofrojmë një portofol të plotë pajisjesh që të plotësoni kërkesat ligjore dhe që të ruani standardet më të larta të cilësisë.
Prej më shumë se 40 vitesh MULTIVAC zhvillon sisteme etiketimi Marking & Inspection për degë dhe tregje nga më të ndryshmet. Portofoli i gjerë i produkteve shtrihet nga sistemet standarde të etiketimit e deri te sistemet e etiketimit, të cilat zhvillohen sipas kërkesave individuale të klientëve. Pavarësisht produktit tuaj, pozicionit që dëshironi për etiketën dhe pavarësisht kërkesave tuaja për printimin dhe inspektimin juve ju ofrohet një sistem etiketimi që integrohet pa asnjë problem në procesin tuaj të prodhimit.
Portofoli ynë përmban pajisje të ndryshme tkurrëse dhe tharëse, të cilat mund të integrohen pa problem në mjediset tuaja të reja ose ekzistuese të prodhimit. Procesi i MULTIVAC mundëson një rezultat perfekt në tkurrje me përdorim minimal të nxehtësisë.
MULTIVAC ofron një portofol të plotë zgjidhjesh e përkatësisht zgjidhjen optimale për nevojat individuale në çdo kategori fuqie, për prerjen në feta të produkteve të sallamit, të proshutës dhe të djathit si dh për ndarjen në porcione të llojeve të ndryshme të mishit.
Ne ofrojmë një spektër të gjerë materialesh konsumi, si p.sh. fletë mbështjellëse, vasketa, qese ose etiketa. Për të garantuar një punueshmëri perfekte dhe rezultatin më të mirë në paketim në makineritë tona, ne bashkëpunojmë vetëm me prodhues lider të materialeve.
Nuk ka rëndësi nëse dëshironi të paketoni në vasketa, qese apo me vakuum me fletë mbështjellëse, sepse sistemet e paketimit nga MULTIVAC e zgjatin në maksimum afatin e mundshëm të përdorimit dhe plotësojnë kërkesat më të rrepta të sigurisë për konsumatorin.
Teknologjitë dhe dizajnet tona që përdoren garantojnë një fokusim maksimal kundrejt klientëve, si dhe kënaqësinë më të lartë të konsumatorit.
Sistemet e paketimit nga MULTIVAC që përputhen me GMP mbrojnë produktet më delikate me kërkesat më të larta për ambientet me mjedis të kontrolluar dhe garantojnë siguri të procesit dhe mundësi riprodhimi të tij.
Kështu që llojet tona të ambalazheve ofojnë mbrojtje të produktit, funksionalitete të përshtatura sipas nevojës, si p.sh. ndihma e hapjes, gjurmimi i produktit ose siguria kundër humbjes.
Zgjidhjet tona të ambalazheve të paketimit ofrojnë funksione të shumta, që nga mbrojtja ndaj ndikimeve mekanike dhe të mjedisit e deri te mbrojtja kundër vjedhjes dhe manipulimit.
Në dispozicionin tuaj ekzistojnë opsione nga më të ndryshmet për një paraqitje optimale të produkteve tuaja në pikën e shitjes.